Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr. 13 | Page 22

Dashuria e qiellit

“ A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndan në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.” [ Zumer, 21 ]
Njeriu, si krijesë e veçuar nga të tjerët gjallesa në tokë dhe qiell gjithherë në të kaluarën dhe të tashmen, mëshirën, dashurinë, kënaqësinë, riskun,“ të mirën bile edhe të keqën e kërkonte me duar nga qielli në mënyra të ndryshme direkte, apo indirekte”. 1
Ishin njerëzit ata që bënin lutjet e tyre që të bjerë shi, dhe në shumicën e rasteve ato pranoheshin dhe shiu binte kinse si shkak i lutjeve. Ata ishin të dashuruar shumë ndaj natyrës derisa dashuria e tyre shkonte në ekstreme të ndryshme duke i adhuruar fenomenet natyrore si zotëra. Me kalimin e kohës dhe zhvillimin shkencës dhe teknologjisë e me vetëdijesimin e njerëzimit adhurimi ndaj fenomeneve natyrore thuajse është zbehur paksa, e duke zëvendësuar këtë me adhurimin e shkencës e kjo fare nuk na habit kur kemi parasysh se në periudhën e injorancës( xhahilijetit), ka pasur njerëz të atillë që edhe hurmën e kanë llogaritur për zot.
Pse po themi se ekziston mundësia që disa nga njerëzit në të ardhmen shkencën ta konsiderojnë si zot dhe pse idhujt në të kaluarën janë bërë zotëra?. Përgjigjja e kësaj është se ata kanë besuar në fuqinë e atyre fenomeneve. Pra, idhujtaria nuk e merr forcën nga idhujt, por nga superioriteti që i mvishet idhujve. Krahas të gjithave, sot ka shumë njerëz që mendojnë se shkenca mund të shpjegojë gjithçka. Ky mendim shkencën e shndërron në idhull. Krahas gjithë këtij përparimi teknologjik dhe shkencor prapë problemet globale të mjedisit janë nga sfidat më të mëdha përballë të cilave qëndron bota. Thuajse“ qielli po e largon dashurinë ndaj tokës”,” kjo d. m. th njeriu është ai që po bën shkatërrime në tokë”. [ 2 ]
“ Më 26 prill në vitin 1986, filloi katastrofa më e madhe ekologjike që kishte parë Evropa ndonjëherë. Brenda tri ditësh masa ajrore u gjend në zonat qendrore të Skandinavisë. Re radioaktive kaluan mbi Norvegjinë e mesme në një periudhë më shumë reshje. Norvegjia pati shumë pasoja nga kjo tragjedi që kushtoi disa qindra miliona kruna.” [ 3 ]
Që nga ekzistenca e tij, njeriu ka qenë prodhues plehrash. Me rritjen e pabesueshme të popullsisë dhe industrializimin e viteve të fundit problemet
22 ekologjike dhe ndotjes së mjedisit po bëhet edhe më e madhe. Krahas gjithë kësaj vetëm në 30 vitet e fundit dolën në pah problemet e mjedisit. Problemet e mjedisit mund të jenë lokale, rajonale, kombëtare, ose globale.“ Në vitin 1985 u diktua një“ vrimë ozoni” mbi Antarktidë. Rezultati i dobësimit të zonës së ozonit është rritja e rrezatimit ultravjollcë, që dëmton njerëzit, kafshët dhe bimët.” [ 4 ]
Këto janë vetëm disa nga zbulimet shkencore për rrezikun që po i kanoset tokës. Teknologjia na i tregon dëmet e veta të cilat i shkakton dita-ditës. Thuhet se debati publik lidhur me këto probleme mori seriozitet e duhur në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar. Më herët filozofë të ndryshëm, të cilët shquheshin si më religjiozë këto probleme i lidhnin me qiellin. Ndër ta gjejmë Xhon Lokun, i cili thotë:“ Njerëzit janë krijesa të Zotit dhe i nënshtrohen ligjit të Tij të krijimit. Ky ligj, midis të tjerash, i urdhëron njerëzit të tregojnë kujdes, për atë që është krijuar, prandaj ata kanë për detyrë që të kujdesen për mjetet e tyre të jetesës”. [ 5 ]
Natyrisht që për të ruajtur ambientin jetësor, nuk duhet të anashkalohet rëndësia e arsimit dhe edukimit. Arsimi për ruajtjen e natyrës në çdo vend; në shtëpi, në shkollë, në vend të punës e në shoqëri duhet të jetë i vazhdueshëm. Por duhet të kihet parasysh ky fakt që thirrja e njerëzve për ta ruajtur ambientin jetësor pa pasur mbështetje fetare është e paefektshme, ose ka efekt të vogël, ndërsa pikërisht për këtë arsye duhet bërë përpjekje që faktorët shkatërrues të ambientit jetësor të zhduken nën dritën e besimit dhe devotshmërisë. Në këtë mënyrë, njëra prej alternativave për të dalë nga krizat e ambientit jetësor është alternativa fetare. Me fjalë të tjera, ajo çka nevojitet është një strukturë fetare në të cilën do të definohet rishtazi koncepti i marrëdhënies të njeriut me natyrën dhe mënyrës se si të shfrytëzohen resurset natyrore. Në këtë kontekst, sikur një kopshtar të vepronte aq me vetëdije sa që në vend të shkatërrimit të ambientit jetësor ta ringjallë dhe ripërtërijë atë e në të njëjtën kohë edhe ta shfrytëzojë. Nëse porosit që ruajtja e ambientit jetësor të ngrihet mbi parime fetare, do të ketë edhe një garanci më të fortë për realizimin e tyre dhe nuk ka dyshim se në të ardhmen jo shumë të largët edhe shkenca për mbrojtjen e ambientit jetësor, sikundër shkencat e tjera, do të kuptojë më shumë sekretet e