Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr. 13 | Page 21

në Shqipëri

Pasi i vdiq babai, ai shkoi në fshat dhe lajmëroi disa fshatarë në mënyrë të fshehtë që ta varrosin. Iu la xhenazja, u qefinos dhe u varros, ashtu siç përkonin rregullat islame.
Ibrahimi( vëllai i dytë) edhe pse në shpellë nuk rrinte duarkryq, i dërgonte letra Enver Hoxhës duke i thënë:“ Për idetë e një çifuti nuk është mirë ta shkombëtarizosh një komb, siç e shkombëtarizon ti. E ta lësh atë pa fe duke e pranuar e duke i kthyer njerëzit në majmunë.” [ 1 ]
Ishte njeri i cili edhe para pushtetit e thoshte hakun( të drejtën) edhe pse për këtë edhe u burgos dhe u vra. Ai edhe pse në burg nuk ndalej se kundërshtuari komunizmin dhe padrejtësitë. Pothuajse pas pesë vitesh e mbysin në mënyrën më të keqe duke shpallur para opinionit se ai kishte vdekur nga një sëmundje vetëm për ta fshehur krimin e tyre të tmerrshëm dhe për të mos pasur rebelime në popull. Për këtë Pejgamberi a. s thotë:“ Zotëria i shehidëve është ai njeri që shkon tek prijësi tiran dhe e urdhëron që të ndaloj nga të punuarit keq dhe vritet”. [ 2 ]
Siç thotë Allahu xh. sh. në Kuran:“ E nuk patën pse t’ i urrejë, përveçqë e besuan Allahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin”( Surja Buruxh, ajeti 8).
Me të vërtetë një gjë të tillë pak njerëz e bëjnë e sidomos në kohën tonë bashkëkohore ku ndoshta edhe për çështjen më të thjeshtë njeriu-besimtari dorëzohet, por kjo familje nuk u dorëzua edhe pas vdekjes së babait, edhe pas vrasjes së vëllait, ata qëndruan në fenë e tyre me besimin më të madh duke i lënë kënaqësitë dhe të mirat e dynjasë. Muajin e Ramazanit e agjëronin edhe pse nuk kishin kalendar për ta ditur fillimin dhe mbarimin e këtij muaji, por ata e përcaktonin atë në bazë të viteve të kaluara. Duke e mbajtur mend datën e vitit të parë dhe duke e llogaritur dhjetë ose njëmbëdhjetë ditë më përpara se viti i kaluar. Agjërimi i Ramazanit për ta ishte i vështirë, sepse kishte raste kur nuk kishin me çka të bëjnë iftar e shpeshherë as syfyr. Edhe kur kishin ushqim, ai ishte aq joushqyes sa mezi i mbante deri në përfundimin e ditës. Por përveç kësaj ata punonin aq shumë dhe aq larg nga shpella saqë ndodhte të mos arrinin në kohë për ngrënien e iftarit. Me të vërtetë gjithçka për ta ishte sprovë.
“ A menduan njerëzit të thonë:“ Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithsesi do t’ i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’ i dallojë dhe gënjeshtarët.”( Surja Ankebut, ajeti 2)
Rënia e komunizmit ishte një lajm i mirëpritur për gjithë popullin e sidomos për këtë familje. Ishin ata që i përjetuan vitet më të rënda dhe momentet më të vështira nga kjo ideologji antinjerëzore, antikombëtare e antifetare. Momentet më të vështira të kësaj familje nuk ishin vdekja e babait e as mundimet, sepse vdekjen e pranonin si caktim të Allahut xh. sh. dhe proces që ndodh domosdo, por moment më i vështirë për ta ishte arrestimi i vëllait të tyre, maltretimi i tij dhe vrasja e tij.
Ramadani tashmë 80 vjeç, nuk u martua kurrë, praktikoi sunetin e Pejgamberit a. s. duke e mbajtur mjekrën dhe duke mos u dorëzuar asnjëherë. Ai thoshte se sikur t’ i ktheheshin vitet do të nxinte dituri për fenë e tij. Por çfarë do i duhej dituria kur ai veçse i praktikoi në përpikëri frytet e diturisë, me namazin, agjërimin dhe durimin e tij në fenë e Allahut? Porosia e babait të tij ishte që të mos iu përuleshin askujt, përveç Allahut xh. sh., mos ta dëgjonin pabesimtarin kurrë edhe atëherë kur kishin dhe s’ kishin dhe të bëjnë durim në rrugën e tyre.
Në këtë tregim-ngjarje mund të mësojmë shumëçka ose më mirë të themi gjithçka. Qëndrimi i tyre i palëkundur, praktikimi i adhurimeve dhe sakrifica e tyre për hir të Allahut xh. sh., na mëson të jemi më të vendosur, më të fuqishëm përballë sprovave, të bindur në mëshirën dhe shpërblimin e Tij. Fuqia e besimit mposht ideologji e popuj, e ngre njeriun në piedestale të larta, ia tregon rrugën e vërtetë. Allahu xh. sh. atë që e do edhe e sprovon, atë që e do edhe e bën shembull për gjenerata të tëra, atë që e do e mëshiron me mëshirën e besimit.
Fusnotat:
[ 1 ] http:// www. youtube. com / watch? v = zrzEaOuz6NU,( min. 08:29-08:41) [ 2 ] Po aty,( min. 09:48-09:55)
Bardha KQIKU / II
21