Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr. 13 | Page 36

Prishtinës së shpejti do t’ i shtohet edhe një monument kulturor-fetar, një xhami e llojit të veçantë në Kosovë, si për nga madhësia po ashtu edhe nga bukuria estetike-arkitekturale.

Kryeqyteti me

Komuna e Prishtinës, pas një shqyrtimi të gjatë të kërkesës së kamotshme të Bashkësisë Islame të Republikës sëKosovës për ndërtimin e një xhamie që i plotëson nevojat e besimtarëve, vendosë për lokacionin se ku do të ndërtohet kjo xhami. Ai lokacion është vendi i quajtur“ Blloku III i Ndërtesave”, apo siç njihet ndryshe si Parkingu i PTK-së, në Ulpianë.
Pas këtij hapi shumë të mirëpritur, më 8 tetor 2012, në mënyrë solemne u vendos gurthemeli i kësaj xhamie, ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të shtetit, qeveritarë dhe opozitarë, klerikë dhe shumë qytetarë të tjerë. Për ndërtimin e kësaj xhamie u hapë një konkurs ndërkombëtar që zgjati dy muaj.
Nga 136 kompani projektuese dhe freelancer, të regjistruara në konkursin për Xhaminë në Prishtinë, ishin dorëzuar në kohë 81 projekte nga 30 vende të botës. Në mesin e këtyre konkurrentëve ishin edhe shumë arkitektë dhe kompani projektuese me famë botërore.
Me 27 mars në Grand Hotel u hap edhe ekspozita pesëditore me projektet ideore për Xhaminë qen-
36