Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr. 13 | Page 15

Rishikimi( korigjimi) i historisë

Gjithçka filloi para 4 vjetësh, kur Turqia i kërkoi Kosovës rishikimin dhe korrigjimin e teksteve të historisë. Ka qenë kjo edhe shtysë nga një kërkesë e Komisionit Evropian qysh nga viti 2004 për të rishikuar shprehjet e vrazhda në libra dhe komunikimin mes popujve. Kjo s’ ka të bëjë me ndryshimin e historisë, por me një rishikim apo një korrigjim të termave të vrazhdë që janë përdorur gjatë shkrimit të historisë. Dihet mirë se nëpër vendin tonë kanë kaluar shumë pushtues, mirëpo koha më e gjatë nën udhëheqjen e të huajve konsiderohet nga Perandoria Osmane diku rreth 530 vite të plota.
Ndryshimi, korrigjimi, apo rishikimi i historisë
Është e vërtetë se osmanët kanë qenë në vendet tona, por në kohën e tyre gjysmën e pushtetit e kanë udhëhequr njerëzit tanë. Perandoria Osmane mbi shqiptarët kurrë nuk ka ushtruar dhunë dhe gjenocid, ndërsa në fjalorin tonë, shprehja më e shpeshtë për këtë është se kjo ka qenë perandori barbare, dhunuese, vrastare etj. Nëse Perandoria Osmane quhet barbare atëherë pse mijëra hebrenj ikën nga të krishterët e Spanjës dhe u strehuan në Ballkan nën Perandorinë Osmane, saktësisht në Selanik e qytete tjera? Këtu shihet drejtësia e këtij“ pushtimi”, dhe jo“ barbarizmi” siç e quajnë shumë historianë për synimet e tyre private apo edhe për shkak të islamofobisë. Synimi kryesor i kësaj perandorie ka qenë përhapja e Fesë Islame. Prandaj, ne si popull mendjehapur e kuptuam të vërtetën absolute, e kuptuam rëndësinë e kësaj feje dhe pa ndonjë hezitim e pranuam si Fe të Zotit, dhe kjo para shumë besëtytnive e feve tjera që nuk kemi gjetur asnjëherë rehatinë e zemrës dhe shpirtit. Në këtë plan, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga trojet shqiptare, Kosova ra nën pushtimin e sllavizmit serb, kështu që shumë prej shqiptarëve u strehuan si refugjatë në Turqi. Lind pyetja se: nëse Perandoria Osmane ka qenë armik barbar i shqiptarëve, atëherë si ka mundësi që shqiptarët pas pushtimit serbo-sllav gjetën strehim pikërisht tek Perandoria Osmane? Kjo i bie sikur t’ i kërkojmë ndihmë dhe vendstrehim armikut, gjithmonë sipas tyre. Ne nuk kemi një libër serioz që e sqaron rolin e shqiptarëve në Stamboll, ne kemi një degradim shkencor të historisë që nga koha e komunizmit e deri në vitet 90’, që pikërisht historia u bë sipas tekeve. Historinë tonë gjithmonë na e kanë qëndisur të tjerët, sipas interesave të tyre. Thuhet se osmanët janë përhapës të fesë me dhunë dhe gjenocid. Nëse kjo është e vërtetë atëherë populli bullgarë apo shteti i Bullgarisë sot do të ishte shteti më i madh islam, sepse ka qenë shteti i parë që është pushtuar nga Perandoria Osmane në Ballkan. Me lehtësi po sulmojnë Turqinë për këshillën e saj, por çfarë do të thonë kur të njëjtën këshillë do të na e bëjë ambasadori amerikan në Tiranë apo ambasadorja amerikane në Prishtinë, në raport me historinë e re të Kosovës, këtë me Serbinë?
Zgjerimi i Perandorisë Osmane në Ballkan ka ndodhur në shek. XIV. Prandaj zgjerim i Perandorisë Osmane në
15