Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr. 13 | Page 16

Ballkan ndodhi 6 shekuj para se të lindte kombi shqiptar.
Ironia është se kombi shqiptar lindi pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane u tërhoq nga Ballkani. Është edhe më ironike kur mendohet se ishte pikërisht Perandoria Osmane ajo që kushtëzoi Fuqitë e Mëdha dhe vendet ballkanike të mundësojnë lindjen e kombit shqiptar dhe shtetit shqiptar.
Është e vërtetë se në periudhën 1878-1912, ideja kombëtare turke u ndesh me idenë kombëtare shqiptare, dhe Perandoria Osmane në grahmat e saj të fundit u ndikua nga ideja kombëtare turke dhe nga presioni i shteteve ballkanike. Por në çastin vendimtar, kur Shqipëria po rrezikohej të zhbëhej edhe si term gjeografik, siç na dëshmon Princi Wilhelm Wied, Perandoria Osmane vuri kusht që të formohej shteti shqiptar në kufij që do t’ i përcaktojnë Fuqitë e Mëdha.
Pikërisht për këtë, patriotët shqiptarë, pas vitit 1912, qofshin ata myslimanë apo të krishterë, nuk thanë fjalë të këqija as për Perandorinë Osmane e as për Turqinë e mëvonshme. Kujtoni Gjergj Fishtën( 1871- 1940) që ishte një prift katolik, pas vitit 1912, që nuk shkroi fjalë të këqija kundër Perandorisë Osmane. Gjithë pezmi i tij kishte të bënte me sllavët. Fushata antiosmane dhe antiturke filloi në kohën e regjimit të Enver Hoxhës serb. Këshillat nga Ankaraja janë më shumë se miqësore.
Këto këshilla duhet t’ i kuptojmë ashtu si edhe këshillat e amerikanëve për politikën e Kosovës. Perandoria Osmane është e njohur për rregullsinë e arkivave të saj dhe statistikat e përpikta. Nëse historianët turq do t’ ua hiqnin pluhurin një pjese të arkivave osmanë, shumë mite shqiptare do të binin për toke. E mira e së mirës është që ata që i thonë vetes historianë, t’ i konsultojnë këta arkiva, e të mos ofendojnë, sepse nëse historianët turq i përvishen kësaj pune, do të kuptohet se të ashtuquajturit historianë shqiptarë nuk kanë shkruar histori por përralla.
Prandaj, ata që kërkojnë të mos rishkruhet historia shqiptare kanë të drejtë. Ajo s’ ka se si të rishkruhet, sepse akoma nuk është shkruar. Historianët e paktë që i kemi ose janë lënë në anonimitet, ose janë shpallur të krisur. Pallavraxhinjtë dhe shërbëtorët e shokut Enver sot shtihen sikur mbrojnë historinë shqiptare. Ata nuk u bënë të gjallë kur qeveria greke ndërhyri në përmbajtjen e teksteve të historisë për nxënësit
Fushata antiturke e antiosmane filloi viteve 50’. Arsyeja nuk ishte tjetër, pos faktit se Turqia ishte aleate e Amerikës dhe Shqipëria ishte aleate e Rusisë. Ndërsa sa i përket Perandorisë Osmane, kjo hynte në funksion të së parës. Osmanët u cilësuan si turq. Në funksion të kësaj edhe përkthimet nga latinishtja u shtrembëruan, fjala osman, i pafe etj., u përkthye me fjalën turk. Vjershës së Çajupit:“ Shqipëtar, Shqipërinë e mori turku, i vu zjarr, shqiptar mos rri po zgjohu shqiptar” iu dha hapësirë në çdo tekst shkollor. Poetët e shkrimtarët që kishin shkruar për armiqësitë sllave u ndaluan.
Në Kosovë e Maqedoni kjo atmosferë u përcoll përmes librave dhe profesorëve nga Tirana. Këtu akoma më shumë ishte e ndaluar të flitej e të shkruhej kundër sllavëve. Gjithë këngët, poezitë e romanet që shprehnin urrejtje ndaj sllavëve, për shkak të sundimit të egër serb, transformoheshin si tekste kundër turqve. Kjo u zhvillua aq shumë sa edhe u harrua që kjo fushatë në fakt kishte nisur kundër serbëve dhe se me fjalën turk kishin zëvendësuar fjalën
16