Demokracia
qytetarët ta përcjellë në muxhtehidët. Muxhtehidët në tërësi janë të ndarë nga politika dhe vijnë nga radhët e qytetarëve. Muxhtehidi mund të vijë në krye të bashkësisë ose xhematit, anëtarit të saj të natyrshëm ku vepron, vetëm në bazë të njohjes së shkencave fundamentale dhe të kuptuarit të thellë të problemeve aktuale të asaj kohe.[ 7 ] Mbyllja e dyerve të ixhtihadit në botën islame në tërësi paraqet akt politik. Me këtë shteti vetes i krijoi mundësinë që me metoda despotike të qeverisë me popullin ashtu që të gjitha padrejtësive, zullumeve të veta dhe, në thelb, dispozitave joligjore t’ u japë ligjshmërinë e caktuar. Duke u kthyer në demokracitë e sotshme, vërejmë që, duke u dhënë autorizime për legjislaturë parlamenteve, paraqitet po ajo drojë që ka qenë aktuale edhe në historinë e Islamit. Në sistemet politike parlamentare, kushtetuta është dëshmi e rregullimit legjislativ. Mirëpo, hartuesit e kushtetutës nuk janë forcat qytetare ose përfaqësues të popullit, por këta janë ose qendra të organizuara të forcës brenda aparatit shtetëror ose ndoshta të zgjedhur të caktuar, elita që është në lidhje të ngushta me qarqet politike të pushtetit.[ 8 ]
Si mund ta pengojmë përfaqësuesin në parlament nëse ai, gjatë mandatit të cilin ne ia kemi besuar, do të përpiqet të zbatojë aktivitete kundër dëshirave dhe kërkesave tona? Për këtë këtu imponohet pyetja: cilët janë ata mekanizma ndikues që parlamentit ia kontestojnë aplikimin e vullnetit të qytetarëve, dhe fillimin e implementimit të ligjeve të marra?[ 9 ] Në të drejtën islame publike, populli assesi nuk mund të marrë me shumicë votash vendimin e karakterit universal totalitar, gjithështypës. Parimi i saj kryesor nuk është shumica, por pluralizmi, që do të thotë se për çdo grup fetar, kulturor dhe politik, feja ose qëndrimi lirisht i zgjedhur në tërësi është obligues, në pajtim me autonominë e tyre fetare dhe juridike. Në këtë mënyrë në një shoqëri është i mundur aplikimi i njëkohshëm i të drejtave të ndryshme.[ 10 ] Islami e urdhëroi shura-n( konsultimin) para më shumë se 1400 vitesh dhe i urdhëroi myslimanët që ta zbatojnë në jetën e tyre private, në shoqëritë dhe shtetet e tyre. Shuraja islame ishte parim i ri në historinë e gjatë të njerëzimit.[ 11 ] Sa i përket parimit të shuras që urdhërohet në Islam, ai nënkupton marrjen parasysh të pikëpamjeve të gjithë popullatës pa bërë diskriminim midis pakicës dhe shumicës. Pastaj mendimi që tregohet si më i sakti pas ekzaminimit racional është ai që duhet të pasohet; numri i duarve që ngrihen nuk ka rëndësi. [ 12 ] Ky parim i shuras ishte një parim i ri në fushën e qeverisjes që nuk la hapësirë për ndonjë mundësi të shtypjes së pakicës nga shumica, siç ndodh me parimet e demokracisë absolute.[ 13 ] Shura në shoqërinë myslimane, e cila realizohet në pajtim me atë që Allahu e ka shpallur nuk është sikur procesi konsultativ në shoqëritë demokratike në shtetet jomyslimane. Shuraja në Islam është diskutim në mes të njerëzve të mençur dhe me arsye, në mes të vendimmarrjes për të vendosur mënyrën më të mirë të implementimit të sundimit të Allahut ndaj njerëzimit.[ 14 ] Ne nuk e konsiderojmë demokracinë si alternativë të Islamit, ose më të mirë se ai. Ne demokracinë e llogarisim si një parim islam, të cilin i Dërguari Muhammed dhe sahabët e tij e mësuan dhe e zbatuan, thotë – Radwan Mesoud.[ 15 ] Idealizmi i çdo sistemi politik matet me lartësinë e përfaqësimit të drejtësisë në të. Modeli politik islam është thelbësisht i karakterit të shumicës dhe pjesëmarrjes, kurse bazohet në drejtësi. Qendra e botës ekzistenciale është tevhidi( monoteizmi islam) kurse drejtësia është si projeksion i kësaj të vërtete, qendër e çdo modeli të qeverisjes.[ 16 ]
Merjeme GASHI / III
Fusnotat: [ 1 ] http:// www. ips. org. pk / the-muslim-world / 1116-islam-anddemocracy-some-conceptual-and-contemporary-dimensions. html [ 2 ] http:// en. wikipedia. org / wiki / Constitution _ of _ Medina [ 3 ] Ali Bulaç,“ Islami dhe Demokracia, Teokracia dhe Totalitarizmi”, sh. b.“ Logos-A”, Shkup 1998, fq. 23. [ 4 ] Po aty, fq. 31. [ 5 ] http:// en. wikipedia. org / wiki / Democracy [ 6 ] Giovanni Sartori,“ Ç’ është Demokracia”, sh. b.“ Dituria”, Prishtinë 1998. [ 7 ] Po aty, fq. 56. [ 8 ] Po aty, fq. 60. [ 9 ] Po aty, fq. 62. [ 10 ] Po aty, fq. 76. [ 11 ] Muhammed Ali el Hashimi,“ Shoqëria Ideale, Prishtinë 2009, fq. 114. [ 12 ] Po aty, fq. 115. [ 13 ] Po aty, fq. 116. [ 14 ] Po aty, fq. 122. [ 15 ] Murad Hoffman,“ Islami në Mijëvjeçarin e Tretë”, sh. b.“ Furkan ISM”, Shkup 2001, fq. 44.
[ 16 ] Ali Bulaç,“ Islami dhe Demokracia...”, vep. e cit., fq. 98.
13