Islami dhe
Islami, duke qenë sistem i jetës, nuk është i kufizuar
vetëm në dimensionin religjioz-shpirtëror, por në
vete përmban edhe rregulla e direktiva të organizimit
politik, social, ekonomik e kulturor. Duke u bazuar
në universalitetin dhe shumë dimensionalitetin e Islamit, patjetër që politika apo udhëheqja e vendit dhe
popullit është pjesë e pandashme e kësaj feje.
Rendi politik islam është i bazuar në konceptin
e Tevhidit dhe kërkon që të lulëzojë në formë të
mëkëmbësit (halifa) duke operuar përmes mekanizmit të Shura-s, të mbështetur nga principet e
barazisë, rendit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të
njeriut, llogaridhënies së udhëheqësve, transparencës
së proceseve politike si dhe një interesimi të madh
për drejtësinë në të gjitha dimensionet përfshirë atë:
ligjor, politik, social, ekonomik dhe internacional.
Sheriati ofron një kuadër të gjerë brenda së
cilës njerëzit nën ombrellën e Udhëzimit Hyjnor
marrin pjesë në zhvillimin e shoqërisë civile dhe institucioneve të saj, përfshirë të gjitha organet e shtetit.
Modeli islam gjithashtu ka potencial të themelojë
pluralizmin autentik socio-politik. Kështu, ofron
bashkë ekzistencë të shëndoshë në mes të religjionit,
grupeve etnike dhe linguistike, kulturave dhe civilizimeve në nivel kombëtar dhe global.[1]
Shembull ideal i këtij pluralizmi është Karta
e Medinës[2], e cila njihet edhe si kushtetuta e parë e
shkruar të cilën e ka hartuar Pejgamberi Muhamed,
me hebrenjtë dhe me mushrikët (politeistët) pas
Hixhretit (v. 622). Fjala është për dokumentin që
hedh poshtë parimin e individualizmit dhe të shumicës, por e ruan parimin e pluralizmit. Të gjithë
anëtarët dhe të gjithë bashkësitë, nënshkruesit e
Kartës së Medinës konsiderohen një ummet, kurse
çdo bashkësi është bashkësi e veçantë juridike me
autonominë e vet fetare dhe kulturore.[3]
Kartën e Medinës e kanë pranuar dhe nënshkruar
myslimanët, hebrenjtë dhe mushrikët. Kjo kartë
paraqet dokumentin e parë juridik, përgjithësisht
i shkruar në bazë të të drejtave të barabarta për të
gjithë dhe mbrojtjes së vlerave demokratike, dhe ky
dokument është shumë më i vjetër se ato që paraqiten në shekullin XVII dhe XVIII. Specifika e qartë e
Kartës së Medinës është në atë që ajo u jep përparësi
veçorive fetare, juridike dhe kulturore, e mbështet
modelin pluralist dhe atë pluralizëm e vë nën garanci
kushtetuese. Ali Bullaç, sociolog bashkëkohor turk,
thotë se nëse dëshirojmë të vijmë deri te përfundimi
i drejtë për vlerat e demokracisë, atë para së gjithash
12
duhet krahasuar me Kartën e Medinës – frytin e një
kulture politike tjetër fare, e pastaj të testohet sendërtimi i saj i idealeve që i ka paraparë në praktikë.[4]
Demokracia në anën tjetër është sistem politik apo formë e qeverisjes përmes së cilës qytetarët
mund të marrin pjesë në vendimmarrje në mënyrë
të drejtpërdrejtë, ose përmes përfaqësuesve që ata i
zgjedhin. Etimologj