të jenë sikleti dhe turpi. Por mashtrimi mund të çojë
edhe në përjashtim nga shkolla apo fakulteti, ose në
disiplinë akoma më të rreptë. Pra, “çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë”. Sidoqoftë, arsyeja
kryesore për të qenë të ndershëm, s’duhet të jetë frika
se mos na kapin. Ka arsye të tjera shumë më fisnike.
Ndershmëria – qelësi i vërtetë drejt suksesit
Të rinjtë e mençur mundohen të zhvillojnë
cilësi që do t’u vlejnë jo vetëm për provimet, por për
gjithë jetën. Prandaj, punojnë pa u lodhur në shkollë,
fakultet, dhe përpiqen të ushqejnë vlera morale që u
rritin respektin për veten dhe që nesër do të meritojnë mirënjohjen e punëdhënësve e do t’u sjellin lumturi të qëndrueshme. Këto vlera gjenden në Fjalën
e Zotit xh.sh. dhe në fjalët e Pejgamberit a.s., dhe të
rinjve që jetojnë sipas tyre nuk u del për keq në krahasim me të tjetër. Duhet ta dimë se Zotit xh.sh. nuk
mund t’i fshehim asgjë, prandaj nuk duhet të mashtrojmë, e as t’i ndihmojmë të tjerët të mashtrojnë,
sepse thotë: “O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë
kurrsesi djalli…”.[7]
ose jo nxënësit më të shkëlqyer të klasës. Ama, janë
më të mençurit, se po ndërtojnë një themel të fortë
si shkëmb që do t’u sjellë sukses të qëndrueshëm në
jetë. Për më tepër, mund të jenë të sigurt se kanë miratimin dhe mbështetjen e Krijuesit, por duhet edhe
t’i përmbahen parimit profetik: “Kush na mashtron
nuk është prej nesh”.
Besmir YVEJSI/ II
Fusnotat:
[1] http://josephsoninstitute.org/
[2] http://digithum.uoc.edu/ojs/index.php/digithum/
[3] http://www.studymode.com/essays/Impact-OfUnethical-Reasoning-On-Academic-1122054.html
[4] http://www.academicintegrity.org/icai/about-3.
php
[5] David Callahan, “The cheating culture”, publishing house “Harcourt Inc.”, New York City, pg. 202.
[6] Vep. e cit., fq. 207.
[7] Surja A’raf, ajeti: 7.
[8] Hadithi 894, marrur nga libri “Rijadus-Salihin”, të
Imam Neveviut, version i shkurtuar në internet.
Nxënësit dhe studentët që përpiqen të jetojnë
sipas parimeve kur’anore dhe profetike mund të jenë
11