Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr. 13 | Page 10

A ka gjë të keqe TË MASHTROSH për të marrë nota të mira?

A je nxënës shkolle apo student fakulteti? Nëse po, ka të ngjarë të njohësh shokë klase që mashtrojnë për të marrë nota të mira. Ç’ është e vërteta, ky problem haset gjithkund. Më 2008, Instituti Xhozefson anketoi afro 30.000 mijë nxënës të shkollës së mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 64 për qind pranuan se kishin kopjuar në një test atë vit. [ 1 ] Megjithatë, të tjerë kanë llogaritur se shifra reale është edhe më e lartë, më shumë se 75 për qind. Edhe në Evropë mashtrimi është bërë një problem serioz, veçanërisht plagjiatura. Në një artikull të botuar në revistën në Internet Digithum thuhet:“ Sitet( ueb sajtet) që shesin ese për nxënësit, teza masteri dhe disertacione doktorature si produkte të gatshme janë një problem i ri gjithnjë e më shqetësues”.[ 2 ] Pse mashtrimi është bërë një problem kaq i madh? A nxjerrin vërtet dobi ata që mashtrojnë? A është akoma ndershmëria rruga më e mirë, edhe sikur të nënkuptojë nota më të ulëta?
Integritet Akademik, nxënësit që kopjojnë, besojnë se po të jesh i ndershëm, të del për keq krahasuar me ata që kopjojnë dhe ia hedhin paq.[ 4 ]
Ndihma e teknologjisë. Teknologjia moderne u jep mundësi nxënësve të mashtrojnë më kollaj dhe në mënyra më të sofistikuara. Ata mund të shkarkojnë nga Interneti ese dhe përgjigje për detyrat e shtëpisë e t’ ua japin edhe të tjerëve. Shpesh, fare pak prej tyre kapen, dhe kështu të tjerët marrin zemër.
Ndikimi i shembujve të këqij. Mashtrimi është bërë diçka e zakonshme edhe mes të rriturve – në korporatat e mëdha të biznesit, në politikë, në sporte, e made shpesh edhe në familje ku prindërit mashtrojnë për tatimet mbi të ardhurat ose në kërkesat për siguracione. David Kallahani, autor i librit Shoqëria e mashtrimit, thotë:“ Nëse njerëzit me autoritet ose ata që merren si shembull mashtrojnë, mendoj se kështu u japin të rinjve mesazhin se s’ ka ndonjë të keqe të mashtrosh”.[ 5 ] Por, a është kështu vallë?! A e justifikon vërtet mashtrimin fakti që po përpiqesh të marrësh nota më të mira?
Pse t’ i kthesh krahët mashtrimit?
Pse kjo edipemi?
Gërryerja e vlerave morale.“ Shumë arsimtarë dhe profesorë thonë se kopjimi është gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të gërryerjes së vlerave morale në një shoqëri egocentrike”,[ 3 ] thuhet në American School Board Journal. Madje edhe disa prindër“ i ka zënë“ epidemia. Nga dëshira e madhe që fëmijët të kenë“ sukses”, ose e miratojnë kopjimin, ose bëjnë një sy qorr duke ua ulur edhe më tepër vlerën morale të fëmijëve të tyre.
Presioni për të pasur sukses. Sipas Donald Mekabit, themeluesit të Qendrës Ndërkombëtare për 10
Pyet veten:“ Cili është qëllimi i një arsimimi të mirë?” A nuk është t’ i aftësojë studentët që të mbajnë më shumë përgjegjësi në jetë, si për shembull, të analizojnë problemet në vendin e punës dhe t’ i zgjedhin ato? Studentët që e bëjnë rrugë mashtrimin mund të mos i fitojnë këto aftësi të vlefshme. Kështu, njerëzit që e kanë zakon të mashtrojnë, maskojnë dobësitë e tyre dhe i heqin vetes shanset për të pasur sukses në shumë fusha të jetës.
Për më tepër, siç thotë Kallahani,“ ata që i zgjidhin problemet duke i rënë për shkurt qysh në moshë të re – si duke mashtruar shpesh në shkollë – mund të vazhdojnë me këtë ves në vendin e punës”. [ 6 ] Në njëfarë kuptimi, këta janë si një veshje ose orë e një marke të njohur që duket si e vërtetë, por në fund të zhgënjen.
Sigurisht, mashtruesit rrezikojnë edhe të kapen e të vuajnë pasojat. Këto, më e pakta, mund