Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 9
Dëgjimi
Përkeqësimi ose humbja e aftësisë së dëgjimit krijon një
çrregullim lidhur me komunikimin me njerëzit e tjerë.
Veçanërisht të moshuarit janë me kufizime të dëgjimit.
Murmërimat, fërshëllimat ose zhurma të tjera vihen re ose
perceptohen në situata të vazhdueshme ose të përcaktuara
(p.sh. stresi) dhe merren si shqetësime. Perceptimi i
zhurmave është shumë i ndryshëm tek të moshuar të
ndryshëm.
Dhënia e ndihmës
Shihni të moshuarin, nëse ai po flet me ju.
Flisni ngadalë, qartë dhe me fjali të shkurtra.
Kujdesuni që ai të mund të shohë fytyrën tuaj, për të
lexuar fjalët prej buzëve tuaja.
Përdorni mimik dhe xhestik të dallueshme.
Ndërgjegjësoni të moshuarin, nëse ju keni mendimin që ai
dëgjon keq p.sh. kur dëgjon televizorin me zë të lartë,
përsëritje të shpeshta të pyetjeve ose asnjë reagim ndaj
fjalëve dhe bisedave.
Jepini kurajo atij për të bërë një
test dëgjimi, për të tërhequr në rast
të dhënë një aparat dëgjimi të
rekomanduar nga mjeku.
Bëhuni të besueshëm me kushtet
dhe përkujdesjen për aparatin e
dëgjimit.
Faqe 9