Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 10
Matja e Pulsit arterial
Për të përcakuar frekuencën ose rahjet e pulsit ju nevojitet
një orë me akrepa sekondash ose një kronometër.
Goditjet e pulsit i përcaktoni me mollëzat e gishtave të
dytë të tretë dhe të katërt. Asnjëherë me gishtat e mëdhenj
të cilët kanë pulsin e tyre. Më shpesh pulsi preket dhe
numërohet në kyçin e dorës.
Shtypni me pak forcë arterien në anën e pëllëmbës në
pjesën e poshtme të kyçit të dorës.
Parakrahu i të moshuarit është i lëshuar dhe i mbështetur
mbi batanie ose mbi tavolinë.
Filloni me numërimin e pulsit kur akrepi i orës tregon ¼ e
minutës (15 sekonda).
Zakonisht goditjet e pulsit numërohen ¼ e një minute (15
sekonda) dhe rezultati shumëzohet me katër.
Pra shënoni menjëherë
Vlerën e gjetur x 4 = Goditje Pulsi.
Pulsi mund të preket në pjesët e qafës
në anën e majtë ose të djathtë në linjën
ndërmjet llapave të veshëve dhe
klavikulës përkatëse.
Faqe 10