Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 8
Shikimi
Dy të tretat e informacionave njeriu i merr nëpërmjet syve.
Një numër i madh i veprimtarive dhe i përshtypjeve janë të
paimagjinueshme pa
ekzistencën dhe fuqinë e syve.
Humbja e plotë e aftësisë së
shikimit ose një verbim i
lindur e detyrojnë të
moshuarin të jetojë plotësish
një jetë tjetër, çfarë nuk do të
thotë, që ai duhet të jetë i izoluar prej kontakteve sociale
dhe informacioneve ose duhet jetojë pa aktivitet
profesional.
Dhënia e ndihmës
Bisedoni me të moshuarin e verbër përpara se të
sipërmerrni drejtimin e përkujdesjes së tij.
Bëni kujdes për pengesat. Transmentoni tek i verbëri
siguri nëpërmjet shoqërimit, sqarimit, pozicionimit me
objektet dhe ushqimin në të njëjtin vend që arrihet lehtë.
Merrni seriozisht ankesat për problemet e shikimit,
dhimbjet e syve, dhimbje pas syve ose ndjenjën e trupit të
huaj në sy.
Vrojtoni sytë për ndryshime si skuqje, edema (enjtje) ose
turbullime të kristalit të syrit/lentes ose shqetësime të
ndryshme dhe drejtohuni mjekut kurues.
Faqe 8