Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 7
E folura
Mjeti komunikativ më i rëndësishëm i njeriut është
mundësia e të shprehurit, pra të folurit.
Problemet e të folurit mund të jenë të lindura ( tek shurdh-
memecët ) ose të fituara (tek dëmtimet e qëndrës së të
folurit ne tru psh. prej një paralize etj.) dhe vazhdojnë deri
në gabime të vogla në të folur ( thuthuqët), në problemet në
të kuptuarit e të shprehurit ose paaftësinë e të shprehurit me
fjalë të mendimeve deri në humbjen e të folurit ( psh. pas
një thraketomisë ).
Dhënia e ndihmës
Dëgjoni me durim, gjithashtu dhe nëse të moshuarit i
nevojitet kohë e gjatë për të formuluar një fjali.
Përpiquni t’ia lexoni të moshuarit fjalët nga buzët.
Mos i përfundoni ju fjalitë përpara të moshuarit por lëreni
atë të shprehet deri në fund.
Lutuni atij të përsërisë dhe një herë fjalinë që ju se keni
kuptuar.
Bini në ujdi për të
përcaktuar xheste e shenja
të mundshme, për të
lehtësuar mirëkuptimin.
Përdorni nëse është e
domosdoshme mjete
ndihmëse
Faqe 7