Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 6
Demenca, Alzheimer dhe Skleroza
Në ecurinë e këtyre sëmundjeve
kemi gjithnjë e më tepër ndryshimin
e emocioneve, dëshirave dhe
nevojave të të moshuarit.
Këto ndryshime mund të pengojnë
një përkujdesje të mbarë dhe si
pasojë bëjnë të domosdoshme
përgatitjen për stadte të ndryshme.
Do të duhet të realizohet një
mirëkuptim, dashamirësi optimale e
personit përkujdesës përkundrejt të moshuarve me
demencë, Alzheimer dhe sklerozë.
Të moshuarit e sëmurë kanë nevojë për ndihmë, e cila nuk
të çon drejt shërimit. Ata kanë nevojë për përkrahje dhe
shoqërim. Ata kanë nevojë për tu ndjerë më mirë dhe për të
përjetuar kuptimin e jetës. Fillimisht do të duhet vetëm ti
rrethosh ata me mirëkuptim dhe ngrohtësi.
Shoqërimi i një të moshuari do të thotë shkosh bashkë me
sëmundjet, shërimin dhe humbjet.
Vendimtar është respekti për dinjitetin njerëzor, shëndetin
dhe sëmundjen dhe mbi përkujdesjen social-shëndetësore
Në praktikë gjenden shumë eksperienca të mira në të cilat
zhvillohet besueshmëria dhe përkujdesja optimale.
Faqe 6