Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 14
Koma Diabetike
Forma më e rëndë e një të moshuari me diabet janë gjendja
apo koma diabetike, të cilat karakterizohen me glicemi
tepër të lartë, gjendje dehidrimi dhe shpesh humbje e
vetëdijes dhe nëse nuk u ndërhyet urgjent, mund të jenë
kërcënuese për jetën. Kur i moshuari pëson komë diabetike
nga glicemia tepër e lartë, gjëja e parë që duhet bërë është
dërgimi i të moshuarit në qendrën shëndetësore më të
afërt, për të filluar me infuzione dhe trajtimin me insulinë.
Gjithashtu, edhe komat
hipoglicemike që
karakterizohen me
glicemi tepër të ulët
dhe humbje të
vetëdijes janë po
njëlloj kërcënuese.
Ndërsa në komën hipoglicemike familjarët mund të fillojnë
me injektimet e ampulave të glukagonit, të cilat diabetikët
duhet t’i kenë në shtëpi në këto raste dhe patjetër të
kërkohet ndihma e mjekut.
Faqe 14