Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 15
Matja e Glicemisë
Për të kryer matjen kemi nevojë për: glukometrin “aparati i
glicemisë”, fisha (strisha) për matjen e glicemisë, aparat për
shpimin e gishtit, lancet (age shumë e vogël) për shpimin e
gishtit.
Përpara matjes këshillohet të lahen duart dhe të
fshihen mirë.
Vendoset lanceta në aparatin e shpimit. Tërhiqet
kapuçi mbrojtës i lancetës.
Mbyllet aparati dhe
gradohet thellësia e shpimit të
ages.
Vendoset fisha e glicemisë në
aparatin e glicemisë.
Kur aparati nxjerr pikën e gjakut
do të thotë që është gati për
matjen
Me aparatin e shpimit shpohet njëri nga gishtat e dorës
Pika e gjakut vendoset tek fisha
Pritet sa aparati të lexoj gliceminë.
Glicemia mund të matet
• Esëll
• 2 orë pas buke
• në rast dyshimi për hypoglicemi
Këshilloni të moshuarit ti shënojnë në një fletore matjet që
bëjnë dhe t’ja paraqesin mjekut në vizitën e ardhshme.
Faqe 15