Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 13
Infarkti i Zemrës (Miokardit)
I moshuari ka dhimbje të forta në dërrasën e krahërorit.
Dhimbja reflektohet shpesh në
krahun e majtë, në shpatull ose në
pjesën e sipërme të barkut.
I moshuari është tepër i shqetësuar
dhe ka shumë frikë. Fytyra e tij
është e zbehtë dhe ai është qull në
djersë. Ai është i pafuqishëm dhe
ankon të përzjera dhe të vjella.
Tensioni arterial bie. Në rastin më të keq kemi pushimi të
zemrës.
Në rast infarkti të zemrës ju mund të behni këtë:
Alarmoni menjëhere urgjencën mjekësore.
Kontrolloni vetëdijen, frymëmarrjen dhe pulsin arterial.
Në gjendjen e ndalimit të zemrës duhet të filloni të aplikoni
rivendosjen e rifunksionit të zemrës (shih faqe 19).
Nëse i moshuari është i vetëdijshëm duhet të pozicionohet
me trup të ngritur lart. Kjo lehtëson punën e zemrës.
Lironi veshjet e ngushta dhe mbroni të moshuarin nga
ngacmimet e ambjentit. Ruani e qetësinë, shmangni
acarimet dhe tensionimet e panevojshme.
Deri në mbërritjen e ekipit mjekësor i moshuari duhet të
përkujdeset vazhdimisht dhe të vrojtohen shënjat jetësore.
Faqe 13