+
që ajo u lag… pëllëmba… lotë me shumë mundësi… të sajat me shumë
mundësi… askush për milje të tëra… asnjë tingull… vetëm lotët… ndejti
dhe priti deri sa ato të thaheshin… gjithë gjithë në një sekond… apo kapur pas kashtës… truri… dridhej tutje vetëm… shkulm i shkurtë e
mbasandej… asgjë aty… ec për tek tjetra… keq sa dhe zëri… më keq
akoma… e ndërkohë pak kuptim… apo e gjitha bashkë… s’mund-...
çfarë?... gumëzhitja?... po… gjithë herët ajo gumëzhitje… gërthimë e
shurdhtë si një ujëvarë… dhe rrjedha… dridhej para mbrapa… kish nisur
të kërcente përreth… si një rreze hëne por jo… gjithandej njësoj… mbaj
sytë katër dhe për këtë… bisht syri… e gjitha ajo në tërësi… nuk mund të
vazhdojë… Zoti është dashuria… ajo do të pastrohet… mbrapa në fushë… dielli mengjesor… Prill… koka e zhytur në bar… asgjë tjetër veç
zbavitjes… kështu me rradhë…kapur pas kashtës… tendosje për të
dëgjuar… fjalët e çdutitshme... jepu kuptim atyre… i gjithë trupi sikur
nuk është… vetëm goja… e pamendtë... dhe s’pushon… se pushon dot…
diçka që ajo-... diçka që ajo duhej të-... çfarë?... kush?... jo!...ajo!... (pauzë.
momenti i tretë)... diçka që ajo duhet-...çfarë?... gumëzhitjen… po…
gjithë herët ao gumëzhitje…gërthimë e shurdhtë…. në zgavër kafkore...
dhe rrjedha… teksa zbullon përreth… pa dhimbje… deri tani… ndalur…
deri tani… e pastaj mendueshëm… oh por kohë më pas… kujtim i beftë… mbase diçka që ajo duhet të… tregonte… mund të jetë kjo?... diçka
që ajo duhet të... tregonte… krejt të vogël… prej shumë kohësh… harruar
në harresë… pa dashuri… ruaje këtë… pafjalë gjithë jetën e saj… praktikisht e pafjalë… si mbijetoi!... atehërë në gjykatë… çfarë mund të
thoshte për veten… fajtore apo jo fajtore… ngrehu grua… ngreje zërin
grua… qëndrove aty me sytë ngulur në hapësirë… gojën gjysëm të hapur
si zakonisht… duke pritur ta merrnin prej aty… gëzuar me dorën në
shpatullën e saj… tani kjo… diçka që duhet të tregonte… a mund të jetë
kjo? diçka që mund të tregohej… si ishte… si ishte aj-...çfarë?... kishte
qënë?... po… diçka që tregonte si mund të kishte qënë… si kishte jetuar… jetuar tej e tej… fajtore apo jo… tej e tej… për të qënë gjashtëdhjetë… diçka që ajo-... çfarë?... shtatëdhjetë?... Zot i madh!... tej e tej për
të qënë shtatëdhjetë… diçka për të cilën ajo nuk e njihte veten… nuk do
të dinte nëse do ta dëgjonte… pastaj falur… Zoti është dashuria… dhembshuri...e re çdo mëngjes… mbrapa në fushë… mengjes Prilli… fytyra në
bar… asgjë tjetër veç zbavitjes… rimerre prej aty… vazhdo tej prej këtu…