Pa Fokus | Page 85

disa të tjer-... çfarë?... jo atë?... kurrëfarë lidhje me të?... asgjë për të cilën mund të tregonte… mirë pra… asgjë për të cilën mund të tregonte... provo diçka tjetër… mendo diçka tjetër… oh kohë më vonë… kujtim i beftë… as kjo jo.. mirë atëherë.. diçka tejtër përsëri… kështu me rradhë… sbythe në fund… mendo gjithçka për gjatë… pastaj fal.. kthyer në-... çfarë?... as atë?... ska të bëjë as me këtë?... smund të mendonte për tjetër gjë?… mirë atëherë… asgjë nuk mund të tregonte… asgjë nuk mund të mendonte… ajo asgjë-... çfarë?... kush?... jo!... ajo!...(pauzë. momenti i katërt)...krejt të vogël… ardhur në jetë para kohe… prej gropës së harresës… pa dashuri… kurseji këto… pafjalë gjithë jetën e saj… praktikisht pa fjalë… edhe me veten… kurrë me zë të lartë… kurrë plotësisht… ndonjëherë nevojë papritur… një herë apo dy herë në vit… gjithnjë dimër për arsye të ndryshme… mbrëmjet e gjata… orët e errësirës… nevojë e papritur për:... të treguar… jashtë për ndalur të parin që sheh… në nevojtoren më të afërt… duke e nxjerr të gjithën jashtë… rrejdhë njëtrajtësisht… gjëra të çmendura…gjysma e zanoreve gabim… asnjë nuk ndjek… deri sa ajo vërejti shkallët prej ku ngjitej… pastaj të vdiste me turp… zvarritur mbrapsht në vend… një ose dy herë në vit… gjithnjë dimër për arsye të ndryshme… orët të gjata në errësirë… tani kjo… kjo… shpejt e shpejt… fjalët… truri... dridhet tutje si i marrë… shpejt kapu… aty asgjë… diku tjetër… provo diku tjetër… gjithë kohën diçka që lutet… diçka brenda saj që përgjërohet… përgjërohet që gjithçka të marrë fund… të papërgjigjura… përgjërime të pëpërgjigjura… apo padëgjuara… të zbuhura… kështu me rradhë… përpiqej… pa ditur… çfarë… çfarë po përpiqej… çfarë të përpiqej… i gjithë trupi sikur nuk ish… veç gojës… si e lajthitur… kështu me rradhë… vazhd-...çfarë?... gumëzhitja?... po… gjithë herët ajo gumëzhitje… gërthimë e shurdhtë si një ujëvarë...në zgavrën kafkore… dhe rrjedha… ngacmon… pa dëm… deri tani… ndal… deri tani...e gjithë ajo… e gjithë ajo… vazhdon… pa ditur çfarë… çfarë ishte-... çfarë?... kush?... jo!... ajo!... Ajo!... (pauzë).... çfarë po provonte… çfarë të provonte… skishte rëndësi… vazhdon…(perdja nis e bie)... bie bash në fund… e prap mbrapsht…. Zot është dashuri… mishërimet… çdo mëngjes një të re… në fushë… mëngjes Prilli… fytyra zhytyr në bar… asgjë veç zbavitjes… ngrehu-(Bie perdja. Shtë