Pa Fokus | Page 83

vetëm që kishte… kishte… jo vetëm që kishte… hequr dorë… pranonte vetëm atë… vetëm zërin e saj… por ky mendimi tjetër i tmerrshëm… oh por kohë më vonë… kujtim i beftë… edhe më i tmerrshëm nëse mundej… ajo ndjesia e të kthyerit… imagjino!... ndjesia e të kthyerit!... nisja nga maja… e ngadalë duke zbritur deri poshtë… e gjithë makineria… por jo… kurseje atë… vetëm gojën… deri tani… ha!... pastaj mendimi… oh por kohë më pas… kujtim i beftë… nuk mund të vazhdojë më… e gjithë kjo… e gjithë ajo... rrjedhë njëtrajtësisht… tendosje për tu dëgjuar… të bësh diçka me të… dhe gjithë mendimet e saj… të bësh diçka për to...tëgjith-... çfarë?... gumëzhitja?... po… gjithë herët ajo gumëzhitje… e ashtuquajtur… e gjithë ajo sëbashku… imagjino!... i gjithë trupi si fshehur… vetëm goja… buzët… faqet… dhëmbët… kurrën- … çfarë?... gjuhën?... po… buzët… faqet… dhëmbët… gjuha… kurrë një sekondë në prehje… goja e zënë në zjarmi… rrjedhë fjalësh… në veshin e saj… praktikisht në veshin e saj… pa kuptuar gjysmën.. qerekun… kurrëfarë ideje se çfarë po thoshte!... dhe s’pushon… se pushon dot… ajo që vetëm një moment më parë… vetëm një moment!... nuk mund të bënte një tingull… asnjë të asnjë lloji… tani nuk pushon dot… imagjino!... nuk ndalon dot rrjedhën… dhe i gjithë truri që lutet… diçka lutet brenda në tru… lutet që goja të pushojë… pauzë një moment… sikurse dhe për një moment… dhe asnjë përgjigje… kinse mos të kishte dëgjuar… apo s’mundej… s’mund të pushonte për një moment… sikur një çmendur… gjithë gjithë sëbashku… tendosnin veshët… pjesë sëbashku… dhe trurin… vetëm nëpërçatje… duke u përpjukur t’i japë kuptim… apo t’a bëjë të pushojë… apo në të shkuarën… zvarritnin të shkuarën… kujtime nga të katër anët… ecejake më së shumti… duke ecur gjithë jetën e saj… ditë pas dite… disa hapa dhe pastaj ndalon… ngul sytë në hapësirë… dhe pastaj vazhdon përsëri… disa hapa përtej… ndalet dhe vëzhgon përsëri… kështu me rradhë… duke u zhvendosur përditë… ditë pas dite… apo dhe atë ditë që qau… herën e vetme që mban mend… qëkurse ishte një fëmijë… duhet të ketë qarë si fëmijë… mbase dhe jo… jo thelbesisht për jetën… vetëm e qara e lindjes që e shtyn atë përpara… frymëmarrje… the pastaj jo më... shtrigë e vjetër tashmë… ulur duke vëzhguar me ngulm duart e saj… kur qe kjo?... Croker Acres… një mbrëmje në rrugën pë "6