shumë gjasa… hapur dhe mbyllur… mbyllur ndaj dritës… refleks e quajnë atë… asnjë ndjenjë të asnjë lloji… por kapakët… edhe në kohën më
të mirë… kush i ndjen?... hapur… mbyllur… e gjithë ajo vlagë… por truri
përsëri… prap maftueshëm… oh vërtetë shumë kështu!... në këtë pikë…
në zotërim… e zotëruar… në diskutim dhe kjo… përgjatë atij mëngjesi të
Prillit… ajo duke rregulluar me sy… një zile të largët… teksa ngutej për
tek ajo… për ta rregulluar atë me sy… që atë të mos e evitonte… jo çdo
gjë shkoi jashtë.. e gjithë drita… në vetëvete… pa asnjë… asnjë… prej
saj… kështu me rradhë… kështu me rradhë arsyetoi… pyetje të pavlera…
dhe të gjithë të vdekurit përsëri… heshtje e ëmbël si një varr… kur papritur… gradualisht… ajo kupt-... çfarë?... gumëzhitjen?...po… të gjithë të
vdekurit veç gumëzhitjes… kur ajo kuptoi… fjalët ishin-... çfarë?... kush?...
jo!... ajo!...(pauzë dhe momenti dytë)... kuptoi… fjalët po vinin… imagjino!... fjalët po vinin… një zë që ajo nuk njihte… në fillim… pas kaq kohe
padëgjuar… në fund duhej pranuar… nuk mund të ishte kurrkush tjetër…
veçse i saji… tinguj zanoresh të veçanta… që ajo kurrë nuk kish dëgjuar
më parë… kurrkund tjetër… kështu që njerëzit do të vërenin… rastet e
rralla… një herë ose dy në vit… gjithnjë dimër për arsye të habitshme…
ngulte sytë në atë të pakuptueshmen… dhe tani këtë rrjedhë… rrjedhë
njëtrajtësisht… ajo që kurrë… në të kundërt… praktikisht pafjalë… gjithë
jetën e saj… si mbijetoi!... edhe pse duke bërë pazar…jashtë duke bërë
pazar… në qëndra të zëna pazari… supermenë… vetëm qëndro në
rresht… me çantën në duar… çanta e vjetër e zezë… e qëndro aty duke
pritur… çdo kohë… mesi i kësaj mizerie… palëvizur… me sytë ngulur në
hapësirë… gojën gjysëm të hapur si zakonisht… deri sa të ish prap në
dorën e saj… pastaj paguaj dhe ik… jo fort një lamtumirë… si mbijetoi!...
dhe tani kjo rrjedhë… skapet as gjysma e saj… as qereku… as idea…
çfarë po thesh… imagjino!... kurrfarë idea ç’thesh!... deri sa ajo nisi të…
zhgënjente veten saj… nuk ishte hiç i saj… s’ish zëri i saj… e sdo mend
që do të ishte thelbësore që… t’i binte pikës… pas përpjekjeve të gjata…
kur ajo papritur ndjeu… gradualisht ndjeu... buzët e saj të lëviznin…
imagjino!... buzët e saj që lëviznin!... dhe sigurisht që derimë atëherë ajo
skish ndjerë… dhe jo vetëm buzët… faqet… gjuhën?... po… gjuhën në
gojë… të gjithë ato dredhime pa të cilat… asnjë fjalim i mundur… e prap
në një mënyrë të zakontë… e pandjerë… kaq e qëllimtë është ajo… në
çfarë thotë… qënia e tërë… varur tek fjalët e thëna… kështu që ajo jo
+