Pa Fokus | Page 81

mendëtat… oh shumë më vonë… këto mendime u zhbënë… teksa papritur ajo u vetëdijësua… vetëdijësua gradualisht… që nuk vuante… imagjinoni!... nuk vuante!… vërtetë që nuk mbante mend gjë… menjëherë… kur kishte vuajtur më pak… vetëm nëse pastaj... ajo ishte destinuar të vuante… ha!... mendimi për të vuajtur… ashtu sikurse në kohët e vjetra… në jëtën e saj… kur me ishte e qartë se donte të kënaqej… ajo në fakt… nuk po kenaqej hiç... as më të voglin… vetëm nëse atëherë… ky kuptim ishte ndëshkimi… që asaj i kish ngjarë… gëlltitur si ta besonte atë vërtetë… mes të tjerave që dukeshin si mall pa zot… përballë zemërgjërësisë… (qesh lehtë)... së një zoti…(një e qeshur e mirë)... mendimi parë ishte… pastaj u zhbë… si të të pamendëta… mund të mos ishin bash kaq të pamendëta… në fund fare… kështu me rradhë… e gjithë ajo… arsyetim i kotë… derimënë një mendim tjetër… oh por më pas… kujtim i beftë… shumë pamendtë në të vërtetë por-... Çfarë?... gumëzhitja?... ashtuquajtur… në veshët e… vetëm nëse në të vërtetë… aspak në veshët… në zgavër kafkore… britmë e zhehur në zgavrën kafkore… dhe gjithë kohën kjo rreze drite apo treversë… si drita hënës… por mbase dhe jo… patjetër që jo… në të njëjtin vend… tani i ndriçuar… tani e mbështjellë… por gjithnjë në të njëjtin vend… ashtu sikurse asnjë hënë sdo mundej… jo… asnjë hënë… sikurse të gjithë copëzat e një dëshirë do dëshironin… torturë… vetëm se në kuptimin e parë… jo më pak të rëndësishmit… jo sëmbim… ende jo… ha!... ende jo… ky mendim i dytë ateherë… por shumë më vonë… kujtim i beftë… shumë i pamendtë në të vërtetë e pra si ajo… në një farë mënyre… e cila do të bënte mirë të… gogësinte… herë pas here… përpëlitej sepse s’mundej… tamam sikurse në një agoni të vërtetë… por mund dhe jo… nuk mund ta merrte veten… disa rrudha në make-up-in e saj… pamundësi për të gënjyer… apo makinën… më së shumti makinën… kaq e shkëputur… pa marrë kurrë mesazhin… apo pafuqishme për t’u përgjigjur… si e mpirë… nuk mund të bëntë atë tingull… atë tingull... asnjë për be… as thirrje për ndihmë përshembull… të ndjehej ajo kaq e mashtruar… thirrje… (bërtet)... pastaj të dëgjonte…(heshtje)... pastaj thërriste përsëri…(bërtet përsëri)... dhe pastaj heshte përsëri…(heshtje)... jo… kurseje atë… të gjithë të heshtur si varre… të gjithë veç-.... Çfarë?... gumëzhitjen?... po… të gjithë hesh