GOJa:
....jashtë… në këtë botë… këtë botë… një gjë krejt e vogël… para saj… ka
qënë mirë-... për çfarë?... vajzën?... po… një vajzë krej e vogël… në këtë…
jashtë në kësi… para se të ishte koha saj.... një gropë e harruar quhej…
quhej… pak rëndësi… prindër të panjohur… që skish dëgjuar njeri… ai që
kish humbur pa gjurmë… ajër i mrephtë… jo më parë kopsat të mbërthyera pas kilotave… ajo po ashtu… tetë muaj më vonë… gati si me çast…
kështu pra pa dashuri… ruajti.... as edhe një dashuri e tillë që të shfrehej
në përditshmëri... foshnjërak pa fjalë… në atë shtëpi…. jo… as të paktën
për atë synim asnjë por asnjë… askurrëfarë dashurie gjithsesi... në çfarë
do lloj situatë për pasojë… kaq çështje tipike… asgjë të asnjë lloji deri sa
mbërrita në të gjashtëdhjetat kur - … çfarë?... të shtatëdhjetat?… Zot i
madh!... duke shkuar drejt të shtatëdhjetave… përhumbur në një fushë… duke parë pa vetëdijë buzëtlopë(lloj luleje)... të bësh një top… disa
hapa e mandej ndalesh… ngul sytë hapësirës… e mandej rinis përsëri…
disa të tjera… ndallesh e ngul sytë përsëri… e kështu me rradhë… duke
i rënë vendit përreth… kur papritur… ngadalë… gjithçka u zhduk përsëri…
i gjithë ajo dritë mëngjes e herët mëngjesi Prilli… ajo e gjeti veten në-...
Çfarë?... Kush?... jo!... ajo!... (pauzë e pastaj lëviz.momenti i parë)... e
zbuluar në errësirë… dhe nëse jo saktësisht… sepse ajo mund të dëgjonte ende gumëzhimën… të ashtuquajturën… në veshët… dhe një rreze
drite u duk e u zhduk sakaq… erdh e iku… sikurse një hënë mund të
çelë… me endje… pas dhe jashtë reve… kaq e zbehur… ndjesia… zbehur
ndjesia… ajo nuk diti… se ku ndodhej… imagjinoni!... në çfarë vendi
mund të ndodhej!… nëse ishte në këmbë… apo ndenjur… por truri-...
Çfarë?... gjunjëzuar?... po… edhe pse në këmbë… apo ulur… apo në
gjunjë… truri-... Çfarë?... gënjente?... po… edhe pse në këmbë… apo
ulur.. apo në gjunjë… apo gënjente… truti përsëri-... përsëri… në një një
farë mënyrë… duke qënë se mendimi i saj i parë qe… oh shumë më
pas… kujtim i beftë… gëlltitur si ta besonte atë vërtetë… mes të tjerave
që dukeshin si mall pa zot… përballë zemërgjërësisë… (qesh lehtë)... së
një zoti…(një e qeshur e mirë)... mendimi parë ishte… oh shumë më
vonë… kujtim i beftë… po ndëshkohej… për mëkatet e saj… një numër i
cili në atë kohë… prova të mëtejshme nëse prova të tilla të nevojiteshin… befën në mendjen e saj… njëri pas tjetrit… e pastaj u zhbënë të pa-
+