Pa Fokus | Page 74

OMPAS + I pari fenomen që mund të hasim në internet, por që kurrë mund të mos jemi krejt të vetëdijshëm për të është Cyber seksi. Cyber seksi ka një përkufizim shumë interesant, përbën në vetëvete një lloj loje patetike me ato që ne dimë për sigurinë dhe këshillojmë njerëzit në botën fizike, të tipit: Mos fol me të huaj, kur në fakt të gjithë në internet janë të huaj (ose jo). Apo ato që nuk janë zhdukur kurrë nga interneti dhe që kanë të bëjnë me privatësinë e tjetrit. Seksi në fakt ka qënë gjithnjë një barometër i habitshëm, sepse njerëzit e kanë trajtuar më shumë si një qëllim sesa një proçes dhe për këtë arsye dhe vjedhja e fotove apo shpërdorimi i tyre në hapësirat e internetit është gjithnjë i pranishëm dhe i qëllimshëm për sfidën që të gjithë i kanë vënë vetes. Nga këtu lind Cyber seksi, duke patur një person virtual, i cili në vetëvete nuk është aty fizikisht. është një lloj domaini për një kategori të caktuar njerëzish. Skemi pse paragjykojmë sepse problemi i adresuar drejt kësaj teme gjithnjë shtrohet në mënyrën e gabuar. Në një nga episodet e Jon Stewart tek shfaqja e tij e përditshme “The Daily Shoë” teksa trajtonte cënimin e privatësisë së shumë nga aktoreve dhe mungesën e përgjegjësisë së kompanive që nuk kanë një filtër të mirëfilltë promovimi të aplikacioneve dhe testimit, tregonte që në fakt ato që e vuajnë më shumë këtë situatë janë femrat, sepse, gjithnjë në kontekstin e shakasë (e qëllimtë në shfaqet e tij) meshkujt nuk janë kurrë target dhe skanë për të qënë kurrë të tillë. Kjo ndodh dhe me librat në lidhje me erotizmin në internet. Mund të argumentosh shumë bindshëm që shumica e librave janë për meshkuj dështakë që nuk arrijnë dot të bëjnë që të dashurat, gratë (etj) nuk vinë dot(këtu i referohem orgazmës). Një abnormalitet seksual, të cilin më vonë një regjizor shumë i famshëm anglez në bashkëpunim me BBC realizoi një dokumentar, m e titull “My penis and everyone else” për të adresuar pikërisht këto taboo në lidhje me meshkujt. Në një nga komentet që Roman Peeling bën për Erotic Previeë ai thotë këtë “mendoj se pornografia dhe mënyra se si ajo është ngjizur kulturës sonë ka pa-