Pa Fokus | Page 73

tepër e mirë, duhet të kuptojmë që tendenca jonë për të arritur gjenezën do të na çonte në përfundime spekulative rreth asaj që ne duhet në të vërtetë të kemi për qëllim. Ky shkrim sakaq nuk bën këtë, do duhet të bindesha gjithashtu që artikujt që do të kërkoja për referencë ashtu dhe shembujt në këtë fushë duhet të ishin sa më eksplicit të ishin e mundur të tregonin sa më shumë të dhëna të orientimit të tyre dhe duke shpresuar që unë kisha aq shumë besim tek vetja sa mund të analizoja të gjithë këto pa kërlsheshur me kontekste të caktuara sociale, të mund të nxrirrja mendime që do të shërbenin si refleksion. Thënë këtë mendoj dhe marr për bazë se është e sigurtë që të gjithë konsultohen me internetin për seksin, kjo sepse këto dy industri tanimë janë po aq të rëndësishme sa çdo gjë tjetër që është në tregun e informacionit për momentin. Interneti ka bërë që seksi të ketë një qasje reale diskutimi, por në të njëjtën kohë ka dhënë mundësinë që njerëzit të fshihen në kërkimin e tyre për të mos ndenjur në nivelin parimor të diskutimit por të kërkojnë më tej,- prej këtij kërkimi lind situata e parë që është gjithnjë kontradiktore - e cila është “ku jam unë në raport me të tjerët?”. Pra siç dhe mund ta shihni i gjithë ky progres barazuar me zeron kur vjen puna e zgjidhjeve te dilemave sociale. Seksi ështe temë e nxehtë sepse është burim kënaqësish, është libidinale për më tepër dhe konsumeriste në fetish. Me këtë dua të them që shumë nga gjërat që lidhen me seksin janë në vetevete përsëri delikate dhe sado që tema të shtrohej në një kuadër më të gjërë pranimi parimor, në të vërtetë marëdhënia (të paktën në të shumtën e rasteve) realizohet mes dy personave, prandaj mund të kuptohet që realisht kjo përbën siklet sepse në fakt të vërtetat e nxehta janë midis dy përsonave, por në fakt interneti bën krejt të kundërtën, duke qasur këtë informacion në një gamë më të gjerë, duke qënë protagonist në një revolucion kulturor të seksit, i cili tek i fundit në vetëvete është lënë menjanë. +