OMPAS
Të huaj në virtualitet
N
Marin Nikolli
ë kohët që jetojmë është fort e thjeshtë për të folur për
shumë gjëra, gjëra që më parë grupe kaq të mëdha
shoqërore nuk kanë mundur të flasin hapur mes tyre. Shoqëritë në kohën e teknologjisë ndihen mirë të flasin për
një larmi gjërash nga më të ndryshmet pa qënë nevoja
që të jenë vetë protagonist, vetë interneti ka këtë tipologji
qasje ndaj informacionit. Personalisht, sa i përket internetit, unë mendoj vërtet që qëllimi i tij është të zëvëndëso jë
historinë, ai e zhvesh përmes algoritmeve prej të cilave
është krijuar dhe ndërton një kanal përplasjesh që përjashtojnë gjithnjë realitetin e të shkuarës sonë. Përfundimi i gjithë këtij proçesi është “çdo njeri mund të mos
ketë kurrfarë përvoje reale ndaj koncepteve por vetëm
t’i dijë ato, kjo sakaq, fatkeqësisht apo jo, është filtri i
vetëm në kushtet e tregtimit dhe marëdhënies shoqërore
që kemi ndërtuar. Kështu dhe me marëdhënien seksuale
si duket. Ne nuk kemi gjithnjë qasje ndaj më të mirës që
mund të bëjmë për t’i shndërruar këto përvoja (pra seksin) sa më të pëlqyeshme për veten por sigurisht mund të
dimë nga interneti për to, të marrim shembull nga interneti, të konsultohemi me internetin, të kemi marëdhënie
seksuale me internetin.
Kur u caktua që këtë muaj gjysma e artikujve t’i dedikoheshin seksit, realisht mendova që kjo temë, duke qënë
se është më së shumti multidisiplinore dhe jo temë në
vetëvete (sepse anjë nuk flet), mendova që me duhej fort
që të konsultohesha për të kuptuar pozicionin nga jashtë,
pra si një individ që cyber seksin e shihte nga jashtë, në
këtë mënyrë do mund të kuptoja se çfarë mbetej jashtë
në kontekstin e realitetit. Por më parë se të vazhdoj më
tej, ndjej se duhet të jem i sinqertë me veten kur them që
ajo jashtë, ajo që tani kemi humbur, e zënë poshtë nga
presioni teknologjik, ajo që gjithnjë e kufizojmë me kujtimet tona prej fëmijërisë, nuk është e qartë dhe aq më
+