Pa Fokus | Page 75

tur disa efekte sepse është shumë e vagët, por gjithashtu është kthyer në një normë sepse njerëzit po shohin seksin dhe trupat e tyre përmes disa lenteve shumë të ç’rregullta”. Por nga ana tjetër nëse rikthehemi tek paranoja seksuale, kemi sjellje të tjera patologjike, të natyrës dhe llojit krejt lokal. Sjelljet seksuale sidomos tek femrat kanë krijuar një gjëndje ambiguiteti mes shoqe-shoqeve dhe një gjendje pasigurie pashoqe tek meshkujt. Dhe ajo që e bën të gjithë akoma dhe më absurde është që në fakt komuniteti LGBT nuk mund të shkojë më shumë se vetëm të flasë për indentifikimin e tyre si të tillë. Më shumë se aq, ata as mund të shpresojnë të flasin. Sdo mend që kjo lloj situate është krijuar me kohën dhe ka patur një pjekuri që me sa duket po manifestohet tek epoka teknologjike në të cilën jetojmë. Faktor është sdo mend dhe interneti, i cili për mirë apo për keq i hedh “benzinë zjarrit”. Si e bën këtë interneti, duke patur faqe interneti ku tiparet erotike të shkallëzuara në banazilim ngrenë krye. Flas këtu për faqet porno. E gjitha nisi me faqet porno. Ato nuk janë artistike (paçka se shumë prej promovuesve të tyre pretendojnë se janë), dhe kjo ka sjellë rritjen gjithnjë e më të madhe të përdorimit të erotizmit për të ulur vetëbesimin në vetëvete. Sikur të mos mjaftonte fakti që problemet me seksin lindin pikërisht nga dinjeteti njerëzor, kjo intensifikohet akoma dhe më shumë sa herë që njerëzit mëshojnë për të na mësuar se gjithçka dimë për seksin është në fakt e gabuar. Nga një studim publikuar në revistë Forbes, me temë, “Sa përqind e internetit është porno?”, rezultatet ishin në vetëvete shumë interesante sepse këto veçse kishin të bënin me tendencën në një rritje gati mbytëse e cila tani kap çdo filtër të mundshëm kërkimi - nga viti 2009 me 4% të të gjithë përmbajtjes në internet që ishte erotike, ajo arriti në 13% në vitin 2010. Vlen të përmendet që niveli i këtyre faqeve në nivel sasior nuk është rritur, ajo që është rritur është niveli se sa njerëzit mendojnë të bëjnë para me këtë. Online krahas këtyre faqeve janë dhe gurutë që të përzier me lajmet spekulojnë për pro- duktet e tyre. E gjitha kjo është bërë një industri në vetëvete. Por kjo ka një anë pozitive(nëse mund ta quajmë të tillë), dhe kjo është se interneti është gjithashtu një pus prej të cilit mund të nxirren informacione, adresohen situata dhe zgjidhen disa syresh. Një gjë që më bën përshtypje dhe që i përket në mënyra kategorike palës mashkullore veç dhe asaj femërore veç është se ato kanë çështjet e tyre dhe për këto çështje google ofron fjalëkyçe të veçanta, unike, të bazuara në ndarjen e gjinive. Një arsye tjetër pse është e vështirë për google përshmbull që të pranojë më shumë gjini, sepse imagjino do ishte kaos dhe nuk do merreshin vesh se kush nga produktet do të shiteshin nga reklamat që ato paguajnë… pra një situatë e komplikuar. Por si po përmendja, efekte pozitive ka vërtetë, përshmbull mund të gjykosh nga forumet e hapura për mënyrën se si diskutojnë njerëzit hapur për çështje të ndryshme që lidhen intimitetin e tyre, sepse kur e mendon, në të shumtë e rasteve ne vetëm kërkojmë në motorrët e kërkimi dhe gjykojmë, imagjino se sa peshë e rëndë e mendojmë ne të kontribuarin në kësi faqesh me informacione personale… Por gradualisht gjërat ndryshojnë, ato po ndryshojnë, ka gjithnjë të huaj në virtualitet që hiqen si ekspertë por besoj tema e seksit është siç thashë konsumeriste, ajo ka një fund, gjërat me tu adresuar si duhet zgjidhen, i bëjnë njerëzit të pavarur. E prej kësaj gjullurdie të momentit do mbetet vetëm një lloj arkive e shqetësimeve tona që sigurisht duhet, sepse interneti ka historinë e tij dhe ajo nuk ndryshon në domainin e tij, kjo sepse njerëzit janë të fokusuara tek trendet dhe seksi në të ardhmen nuk do të jetë më trend. +