FOOTNOTE
Ajo natë, nata e shtatëmbëdhêt gushtit nji mijë e shtatëqind e dymbëdhêt,
nuk u harrue mâ kurrë në Baluer. Kishte bâ mot i xêhtë edhe mâ parë, siç
e thamë, por ajo natë ish mâ e xêhtë se ferri. Dielli prendoi mes resh të papâme ndonjiherë dhe ra nji errësinë e terrshme si pusi, pa asnji hyll, pa asnji
shkulm eret, more po nuk shifshe dot as dorën tande para fytyrës, madje
edhe pleqt kishin flakë tutje shtrojet e krevatit tuj marrun frymë me vështirësi. Me gjithë ato që i endeshin n’mêndje, nuk ishte fort e çuditshme që Ât
Soulisit të mos t’i kalonte gjumë neper sy. Kthehej e rrotullohej sa nga njâna
anë në tjetrën: shtrati i butë e i freskët në të cillin ishte shtri, i ngjante sikur po
i digjte kockat; kotej per me u zgjue pak çasa mâ vonë; ndigjonte tik-taket e
orëvet, pastaj ndiente nji qen që ulurinte n’shqopishtë sikur t’kish pasë dekë
ndokush; herë iu bânte sikur ndigjonte do kukudhë4 që i pëshpëritnin diç në
veshë, herë të tjera mêndonte se shifte dritëza bredharake5 tek kërcenin në
odë. Tha me vedi se ndoshta ishte i sëmuet dhe në fakt ashtu kje, edhe pse
nuk dyshonte aspak per ndonji sëmundje të veçantë.
Mâ në fund pati nji ças kthjelltësiet, u çue per t’u ulur në cep të shtratit dhe
filloi prap me mêndue per nierin e zi dhe Zhanetën. Nuk kishte mujtë me e
shpjegue sesi – ndoshta qe i ftohti i dyshemesë nën kambët e tij – por befas
pati ndjesinë e nji lidhjeje mes atyne të dyve, që njâni ose tjetri, ose ndoshta
të dy bashkë, ishin fantazma. Dhe bash n’ate ças, nga oda e Zhanetës që
ndodhej pranë së tijës, erdh’ nji zhurmë rrëmuje t’madhe, si e nierzvet që
luftojnë mes tyne, pastaj nji goditje e dhunshme e në fund nji shkulm eret
që fëshfëriu neper të katërta odat e shtëpisë dhe