Pa Fokus | Page 47

FOOTNOTE fjetë, as me hângër, siç i thosh këshilltarvet të famullisë, e kur s’ishte tuj shkrue ate librin e vet t’mërzitshëm bridhte neper katund si nieri i pushtuem prej dreqit, ndërkohë që gjithkush gëzohej fort po të rrinte n’fresk brenda shtëpisë së vet. Sipër Shauve, e strehueme nga Kodra e Zezë, âsht nji tokë e vogël e rrethueme me kangjella hekuri: ngjante se n’kohëra t’kalueme kish pasë kénë varreza e Baluerit e shenjtnueme prej Papistëve para se drita e bekueme të shkëlqente mbi mbrêtni. Sidokjoftë, ky ish nji vend i vizituem shpesh prej Ât Soulisit, i cilli ulej aty per me mêndue mbi predikimet e veta dhe përnjimend ishte nji pjesë fort mirë e strehueme. Kështu pra, nji ditë prej ditësh, tek kalonte anën perëndimore të kodrës, aj vëreu në fillim dy, mbasandaj katër e në fund shtatë korba tuj fluturue rrotull sipër varrezës së vjetër. Fluturonin ulët e rândshëm, tuj u përleshë e tuj i këlthitë njâni-tjetrit. Ishte fort e kjartë që diç do t’ja kish turbullue sjelljen, por Ât Soulisi nuk shquhej si nji prej atyne nierzvet që mâ e vogla gjâ i lente mbresë, ndaj vazhdoi gjer tek kangjellat e hekurta dhe ç’të shihte? Nji burrë, apo të paktën diçka që i ngjasonte nji burri, rrinte i ulur në gardh pranë nji vorri. Ishte shtatlartë, i zi si ferri dhe me sy fort t’çuditshëm.3 Ât Soulisi kish ndigjue shumë fjalë per nierzit e zinj, por në ate që i rrinte përpara kish diçka të padeshifrueshme, diçka që ia fuste frigën n’palcë. Megjithë të xêhtin që ndjente, u rrënqeth nga nji drithtimë e akullt tmerri dhe me zor shqiptoi me zâ të kjartë: “Ti nuk je nga këto anë, apo jo lum miku?” Nieri i zi nuk hapi gojë, brofi n’kambë dhe filloi me u tërhjekë zvarrë, tuj u drejtue nga ana e kundërt e kangjellës së hekurt e gjatë kësaj kohe nuk i shqiti sytë prej famullitarit, tuj e lânë këtë të fundit fort t’habitun. Pastaj, në nji ças, nieriu i zi u hodh me kotollumbë nga ana tjetër e kangjellës dhe u turr per me u mëshefun ndër pemë. Ât Soulisi, gadi pa e dijtë pse, iu vu mbrapa, por ishte i lodhun per vdekje nga udha e mâ përparshme dhe sado që vrapoi, me zor pá nierin e zi mes mështeknave, gjersa mbërriti në kambët e kodrës, ku e pá edhe nji herë tuj kapërcye me të hedhuna ujnat e Dulit per me shkue drejt famullisë. Ât Soulisi nuk ishte kondend që aj vagabond i friksh