Pa Fokus | Page 44

FOOTNOTE banorëve të famullisë nuk dinin gjë prej gjëje rreth ngjarjeve të çuditshme që kishin vulosur vitin e parë të shërbesës së At Soulisit dhe mes atyre që dinin diçka, disa ishin thjesht fjalëkursyer nga natyra dhe të tjerë të turpëruar mbi atë çështje të veçantë. Vetëm më të rrallë ndonjë prej pleqve, gjithmonë pas gotës së tretë, merrte kurajë dhe tregonte shkakun e pamjes së çuditshme e jetës së vetmuar të famullitarit.1 Pesëdhêt vjet mâ parë, kur Ât Soulisi erdh’ në Baluer, kish pasë kénë ende i ri – djaloç, siç thosh gjindja – fort i ditun dhe i zot në predikim, por siç merrej me mênd per nji djalë aq të ri, pa asnji përvojë jetësore në fé. Ata që ndajshin nji moce me tê, mbetshin t’habitun prej virtyteve e gojëtaris’ së tij, por pleqt, mâ të sertë e mâ të zymtë, arrijshin gjer aty sa me u lutë per ate djaloç që u dukej ândërrimtar, madje edhe per famullinë e tyne që aq fort i mungonte nji udhëheqës per s’mbari. Të tâna ndodhën para kohënave të Moderatëve2, që i marrtë dreqi kryet! Por gjânat e këqija janë si ato t’mirat, shkojnë e vijnë pak nga pak, nji fije sod, nji fije nesër dhe kështu kish nierz që thojshin se Hyji i braktisi profesorat e se djelmoshat do t’kishin bâ mâ mirë me ndejtë tuj studiue neper shtëpiat e tyne, të ulur në ndonji turbore si etërit e përndjekun, me nji Bibël në duer e me shpirtin e lutjes n’zemër. Shkurt, s’kishte fort dyshime se Ât Soulisi kish ndejtë për shumë gjatë n’kolegjë, sepse sticohej e mêndohej per do gjâna të tjera përtej atyne që duheshin. Mbante nji turrë librash me vehte, mâ shumë se ç’ishin pá ndonjiherë n’atë famulli dhe hamallit i ra kurrizi kur i çoi gjer atje, pse rrezikuen me u zhytë në Moçalin e Djallit, mes Baluerit e Kilmakerlisë. Qenë libra teologjie, kjo merret vesht, ose t’pakten kështu thoshte, por nierzit hijerëndë mendojshin se ishte e kotë t’merreshe me kaq shumë libra kur të gjithë Ungjillët munden me u mbledhë n’xhepin e nji shalli. Mbasandaj, rrinte ulur tuj shkrue gadi per gjysmën e ditës e gjysmën e natës sa fillonte me i dhimbtë kryet; në fillim u mendue se po rilexonte predikimet e tij, por mâ pas u mor vesht se po shkruente nji libër aj vetë, gjâ që nuk âsht fort me mend për nji nieri në mocën e vet dhe me përvojën e vet. Gjithsesi, lypte me gjetë nji grue t’moshueme e të mirë që t’i kryente punët e 1 Që këtej e tutje rrëfimi vazhdon në dialektin skocez, një lloj dialekti verior i gjuhës angleze. Duke qenë se gjuha jonë shqipe na e jep këtë mundësi, është parë e arsyeshme, në mënyrë që të ruhet origjinaliteti i rrëfimit, të vazhdohet në gegërisht, pra dialektin verior të gjuhës sonë. 2 Moderatët ishin një parti e rëndësishme e përbërë kryesisht prej klerikëve në Skoci gjatë shekullit XVIII. Ata dhanë kontribut të madh në zhvillimin e Iluminizmit Skocez në disa fusha si letërsi, filozofi, histori apo shkencë. Moderatët ndanin ide të njëjta me lëvizjen puritaniste që filloi në këtë kohë në Angli, e njohur për skepticizmin ndaj pushtetit të kishës katolike. Ja përse kundërshtarët shpesh i sulmonin ata me cilësimin “heretikë”.