Pa Fokus | Page 27

njërën anë më erdhi mirë që dikush mori guximin të fliste, po si mundej një njeri i tillë të sillej ashtu, sepse sa më shumë e mendoja në atë moment nuk mund ta arsyetoja një veprim të tillë, madje nuk e besoja dot një gjë të tillë. Në atë moment do të kisha dashur ta hidhja poshtë gjithë mantelin e edukatës dhe moralit në mënyrë që të shpërtheja dhe t’i thoja gjëra për të cilat personaliteti im nuk m’i lejon e megjithatë nuk e di a do t’ia kishte vlejtur, por ama atë situatë kisha vendosur t’i lija gjërat të rridhnin ashtu. Nuk dua të zgjatem shumë por pasi u ktheva në shtëpi, më duhej të shkoja në kurs dhe pasi u ktheva nga kursi sigurisht me autobuz më ndodhi që të shikoja të njëjtin fatorino. Ndërkohë në autobuz nuk kishte shumë njerëz dhe situata dukej shumë e qetë, ndryshe nga ajo që kisha kaluar në mëngjes. Vjen momenti kur duhej të paguaja biletën dhe në vend të lekëve mora çadrën dhe e gjuajta… në fakt mora lekët dhe ia dhashë plot mirësjellje mesa dukej ai as që nuk më mbante mend… Ndërkohë shkon për t’i marrë lekët një gruaje e cila ishte e ulur afër një gruaje tjetër dhe asaj i bie telefoni, e hapën dhe fillon të flasë gruaja ndërkohë i thotë fattorino që të priste një minutë. Ai filloi të zihej me gruan, duke i thënë që nuk kishte kohë të priste sa ajo të donte dhe gruaja e qetë mbylli telefonin dhe i tha më fal duke shtuar se "por ti mund të kaloje te tjetri ndërkohë...". Fatorinoja filloi të bërtiste e ta qortonte disi keq… Por çfarë ndodh?! Një bu ',: