BUZ
uaj
Histori Urbane
E hëna kishte nisur me ngritjen time nga gjumi që në orën 6:00. “Mirëmëngjes” dëgjova zërin e shoqes sime, e cila sapo kishte mbërritur në stacion. “Sa minuta ke që
pret” pyeti ajo. “Oh , sapo sapo mbërrita dhe unë” i thashë asaj. Pas pak, arriti dhe
autobuzi dhe hipëm duke biseduar mbi ditën që na priste.
Autobuzi ishte i mbushur plot, aq plot sa nuk kishte as vend për të qëndruar në këmbë, lëre pastaj për t'u ulur. Ndërkohë sapo kishim kaluar dy apo tre stacione dhe në
çdo stacion dëgjoja thirrjen e faturinos që të shtyheshim, ose më saktë të shtypeshim me njëri-tjetrin. Faturinoja po lëvizte dhe ndërkohë kthehet nga një burrë dhe i
thotë që të shtyhet për nga fundi i autobuzit në mënyrë që të tjerë të mund të hipnin.
Ndërkohë duket se një burrë reagoi duke i thënë “fatorinos që nuk ishte ndërmend
të shtyhej sepse autobuzi nuk ishte për t’u shtypur” atëherë fatorinoja duke parë se
nuk kishte çfarë t’i bëntë burrit, ai i tha një gruaje, e cila nuk dënjoi as që ta dëgjonte.
Fatorinoja i acaruar që askush nuk po e dëgjonte, filloi të shtynte me gjithë forcën që
kishte njerëzit dukeqënëse asnjëri nuk po lëvizte. Të them të drejtën u përpoqa që të
lëvizja për në fund, por vërtetë askush nuk po më lejonte ndaj mbeta aty nga fillimi.
Ndaj në momentin që fatorinoja filloi të shtyhej, mua më takoi që të merrja shtyrjen
dhe përplasjen më të fortë, çfarë të them, dëmtova krahun dhe desh sa nuk e ndrydha këmbën, nga përplasja që mora në xhamin që ndodhet pranë derës, lëshova një
tingull dhimbjeje dhe i'u drejtova fatorinos duke i thënë “ore më vrave”. Do të ishte e
kotë t’ju thoja nësë unë kërkoja të paktën një falje në shenjë pendese sepse një njeri
që guxon të bëjë diçka të tillë vëtët është injorant, mos më keqkuptoni kur them injorant sepse të jesh injorant do të thotë të kesh mungesë informazioni në një fushë të
caktuar, pavarësisht se sot kjo fjalë përdoret në kuptim tjetër. Meqë ra fjala as kërkim
falje nuk mora…
Sikur të mos ishte ndodhur asgjë, kaloi por një nga gratë e cila kishte pasur “fatin tim”
nuk mund të qendronte pa folur , madje filloi ta ofendonte me fjalë të ndryshme, duke
u shprehuur qartë që ai ishte një i pakulturë sidomos edhe për moshën që kishte,
sepse nuk ishte adoloshent as një i ri por bëhej fjalë për një 36 vjeçar në fakt. Në
+