BUZ
Histori Urbane
cili do të ndërhynte për ta qetësuar situatën , folën me burrin dhe i kërkuan falje.
Por imagjinoni fatorinoja që deri tani nuk po fliste , dhe dridhej nga frika , filloi të
thonte që nuk e bëri qëllimisht , që nuk po i fliste gruas për keq e keshtu gjërash ,
por sa më shumë fliste fatorinoja burri 50 vjeçar acarohej dhe më shumë , ai i fliste
që ta mbyllte gojën e të largohej nga aty ku ishte ulur se do t’i ngrihej në këmbë …
Ndërkohë kontrolli ia bënte me shenjë fatorinos të largohej nga fundi i autobuzit dhe
të mos fliste. Por problemi ishte se nuk i pushonte goja . Por njëri nga grupi i kontrollit
e tërhoqi fattorino në fillim.
Më vinte për të qeshur, eh pra ai i forti i mëngjsit ishte kthyer në një “qengj” , madje
kërkoi dhe falje nga frika e madhe që e zuri. Nuk më pëlqen të kënaqem me situata të
tilla , sepse është gabim por ama më e shijova shumë atë momentin e tij teksa dridhej nga frika e mezi i dilnin fjalët nga goja kur nuk kishte as një njeri që ta mbronte…
Ai njeri kishte nevojë për një mësim dhe e mori atë në fakt në të njëjtën mënyrë siç ai
sillej
zakonisht.
A punon akoma si fatorino ai? Sa për t’ju shuar kureshtjen , ai njeri vazhdon të punojë akoma si fatorino në të njëjtin autobuz por nga numri i madh i autobuzave nuk e
shikoj shpesh!!!
Arjana Ukshini
+