dhë
Fqinjë-(po)si
+
Vetmia siç duket ka qenë e pa përballueshme që kurse filluam të
diferencoheshim nga kafsha, njeriu i arsyes nuk e konceptoji dot
botën si të tijën por në të njëjtën kohë nuk mund ta përballonte dot
dhe të ishte i vetëm në kohë dhe në hapësirë. Në kohët e sotme edhe
për shkak të shumë fenomeneve sociale që e ndryshojnë jetën tonë
ku në dukje gjithësecili përpiqet të lartësojë në maksimum individualitetin e tij ende është nën ndikimin e padiskutueshëm të personave
më të afërt, si i tillë ky proçes ka të bëjë më të afërm të lidhjeve të
gjakut por dhe me të afërm të lidhjeve rastësore, e pikërisht për këtë
të dytën në një prej rrethanave të saj të kushtëzuar nga afrimiteti
gjeografik ose të njohurit në gjuhën e përditshme si fqinjë ose fqinjësi.
Fqinjësia në botëkuptimin tim është një proçes shumë i gjerë dhe
nuk është thjesht ai nocioni gjeografik i të pasurit afër dikë. Të kesh
një fqinjë do të thotë që në menyrë permanente të shkëmbesh të
marrësh dhe të japësh në mënyrë shumë të ndërsjelltë, të plotësosh
nevojat ndaj njëri-tjetrit, të kontriubosh për të rritur kapacitetet e
njëri-tjetrit e shumë e shumë gjëra të përbashkëta të cilat edhe pse
të përbashkëta kanë përfitimin e tyre edhe individual në mënyrë të
drejtpërdrejte apo jo. Pra e thënë në gjuhën e thjeshtë fqinji është
ai personi pranë shtëpisë, që kalon në të njëjtën rrugë me ty dhe të
mirëmbani rrugën atëherë të dy ju përfitoni, fqinji është ai që të jep
farën e kosit kur ty nuk të ndodhet më diçka në shtëpi dhe pret që të
të lypi diçka tjetër si shkëmbim kur të jetë nevoja, fqinji është po aq
i nevojshëm saç edhe i rëndësishëm për jetën tonë, për të plotësuar
nevojat tona duke filluar nga ato biologjike, sociale, psikologjike, kulturore, filozofike e politike.
Nga kjo rëndësi që ka fqinji sikurse e përmenda edhe mësipër se kuptimi i tij nuk është vetëm si një person fizikisht më pranë për shkak
të vendndodhjes por është një kuptim më i gjerë interesash që ndryshojnë në kohë dhe hapësirë, e pra nuk mund të bëjnë përjashtim në
këtë as fqinjët Kufitare mes nacionaliteteve, etnive, gjuhësive e përkatësive të ndryshme.
Unë po e kufizoj Fqinjësinë tonë teritoriale si më të çuditshmen në