planetin tonë sepse dihet botërisht që vendi ku unë kam lerë e që quhet Shqipëri në
këtë shekull të dytë pas pavarsisë nuk ka kufizim shtetesh por ka kufizim me vetveten, kufizohet po me Shqipëri jo zyrtare, kufizohet me Shqipëtare të të njëjtes gjuhë,
etni, kulture sikurse ajo e Shqipërisë Zyrtare. Kjo nuk ka qënë vetëm më absurdja por
vazhdon të mbetet pengu i madh që na mban të arnuar me ata që janë fqinjët tanë
të vërtetë, që ndryshojnë nga ne në një arsye të vetme por që edhe na bashkojnë me
mirjëra arsye të përbashkëta. Nuk kemi mundur të kapërcejmë këtë pengesë kaq të
vështirë duke u mbyllur në vetet tona aq shumë sa nuk mund ta shohim dot në sy atë
që është fqinji ynë, mjafton një shkëndijë e vogël e zjarri është mëse i sigurt në këtë
atmosferë kaq delikate ku veç padrejtësive kombinohen edhe personaliteti mesdhetar e karakteri agresor me keqdashësinë e mllefin mes nesh.
E në këtë mënyrë akoma nuk jemi mirëfilli fqinjë mes shtetesh në rajonin tonë Ballkanik, çfarë nënkuptoj është se një Malazez sot nuk është akoma i gatshëm të dali
me ne të fshijë rrugën ku ne si fqinjë bashkarisht kalojmë, një Serb nuk do nai jepte
kurrë farën e kosit e që ndonjë ditë ne mud ti jepnim diçka tjet