Pa Fokus | Page 13

Ne kemi marrë parasysh disa faktorq që mund të kenë ndikuar në përmirësimin e performacës së këtyre komenteve, ato mund të kenë të bëjnë me shpeshtësinë e tyre në faqet përkatëse por dhe popullariteti prej profileve të tyre respektive, megjithatë. Kemi marrë gjithashtu parasysh dhe faktin që performanca e këtyre komenteve mund të ketë qënë gjithashtu prej faktit të inercisë për të dhënë të drejtë në kuptimin e parë të asaj që ata vërtetë mendojnë; pra me pak fjalë mund ta kenë besuar vërtetë këtë gjë. Tjetër: Një tjetër gjë të cilën mund ta kemi vendosur arbitrarisht ka patur të bëjë me faktin se si do t'i përkthenim shprehje të emocioneve të ndryshme në facebook, duke qënë se në kategoritë tona të matjes ishin vetëm tre mundesi: "e pranon si fenomen, nuk e pranon si fenomen dhe në fund nuk i intereson fare". Po ashtu jemi të vetëdijshëm që ky studim mund të ketë të meta, të tipit, që në kemi marrë për të mirëqënë së çfarë mund të kenë shkruar "pjesmarrësit" dhe ajo që ata kanë shkruar ka qënë vërtet ajo që kanë menduar. Shënim shtesë: Nuk jemi përpjekur të kuptojmë komentet që kanë një natyrë të dyzuar prej faktit që nuk japin përgjigje dhe sepse ne do ta kishim patur shumë të vështirë që t'i analizonim ato. Këto komente megjithatë ne jemi mundura që t'i ravijëzohjmë sipas njërës prej përgjigjeve të dhëna më sipër. PSh: Nëse mund të themi që nëse do ishte një mashkull që kritikon një femër që është gay, për arsye jo sociale por seksuale, atëherë kritika në fakt konsiston në faktin se pse femra në fakt nuk është e disponueshme për të seksualisht. Kjo mund të futej shumë mirë në përgjigjen nuk jam dakort. Për ne duke qënë se dhe larmia e përgjigjeve nuk linte shumë vend për intepretime fort të ngushta, menduam të vëmë për bazë një bosht përgjigjesh deh kategorish. Na interesonte të dinim mbi të gjitha dhe sa të emancipuar (pranimi i tjetrit) është shoqëria jonë +