iNTERVISTë
1. Duke patur parasysh se një art i tillë lind dhe zhvillohet në rrugë, larg galerive
apo institucioneve didaktike të artit formal, cilët janë mekanizmat të cilat formësojnë artistin?
Së pari, më lejoni të them dy fjalë për formulimin “arti i protestës”. Besoj se arti, apo krijimtaria
artistike si e tillë nuk ka pse të kategorizohet apo përcaktohet kësisoj, ose me ndonjë shtesë
tjetër që është në qarkullim. I vetmi përcaktim që mund të bëjmë është ajo që është art dhe ajo
që nuk është, gjë që, në fakt, siç e dëshmon edhe historia, mund ta bëjë vetëm Koha. Një kategorizim i tillë, sikurse, fundja, edhe kategorizime si art pamor, muzikë, letërsi etj., janë vetëm
konvencione, pasi në thelb shënjohen dhe bëjnë pjesë te krijimtaria, si kërkim individual dhe (së
këndejmi) si ripërtëritje e botës. Por, ngaqë krijimtarinë nuk e bluan dot stomaku i botës-treg,
ku kopjet përbëjnë damarët e saj, po përdoren nocione dhe terma nga më formalët. Dhe meqë
dolëm te ky shteg, kategorizime të tilla marrin shkas nga forma e veprës së artit, jo nga përmbajtja, që në thelb mbetet e parrokshme.
Për ta prekur tani disi më konkretisht pyetjen tuaj, mund të them se zhvillimi i artit apo edhe
i këtij arti larg dhunës së përligjur të institucionit, është një bekim; madje është një conditio
sine qua non për artistin, nëse do që të ruaj të papërlyer shpirtin e tij krijues. Të mos harrojmë
që pjesa dërrmuese e krijuesve në zë nuk janë ex cathedra. Kështu që, çdo lloj arti, sa më larg
mbikëqyrjve (të çdo lloji qofshin) të jetë, aq më autentik do hedhë shtat. Sa më pak të merakosemi për ecurinë e artit, aq më i lirë do jetë artisti!
2. Sa e vështirë është të depërtosh tek masat me anë të këtij arti në ditët e sotme,
ku thuajse të gjitha hapësirat funksionale janë të mbingopura nga marketingu?
Për sa më sipër, besoj se i jam përgjigjur deri diku edhe kësaj pyetje. Megjithatë, mund të shtoj
se po bëhen disa dekada që shumë artistë po orvaten që ta nxjerrin veprën e tyre nga muret e
institucionit, gjë që në disa raste ka ndodhur edhe në vendin tonë. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë
+