Pa Fokus | Page 12

OMPAS Nuk e pranojnë si fenomen: Meshkuj: 12,2% Femra: 33,81% P + avarsisht konkluzioneve statistikore, të cilat janë përëndruar tek perceptimet e shoqërisë mbi këta individë, vlejne për t’u shtruar disa çështje për të dyja palët. Si fillim, fenomeni i deklarimit të seksualitetit në Shqipëri është i ri për opinionin publik, e siç do gjë ndryshe nga mentaliteti, do kohën e vetë për t’u pranuar. Por siç vumë re edhe në statistikat e nxjerra, të rinjtë, sidomos femrat janë me të prirura të solidoralizohen me individin homoseksual. Megjithatë në varësi të karakterit të individit që “rrefehet”, këto statistika varjojne pavarsisht se bëhet fjalë përshembull për dy femra gay. Në rastin kur individi viktimizohet apo tregohet arrogant në lidhjë me seksualitetin e tij, reagimi i opinionit është shumë i egër. Komentet e pakta solidarizuese, formohen në mënyrë të tillë që t’i përciellin një mesazh në lidhjë me karakterin e tij/saj sesa në lidhje me të qenurin apo jo gay. Nga ana tjetër, në rastet kur individi tregohet i sigurt në vetëvete edhe komentet negative, jane më së shumti të formuara në nivele batutash, sesa sharjesh. Si përfundim, do doja të jepja një mendim pak subjektiv mbi çeshtjen. Unë kam mësuar t’i pranoj njerzit siç janë, pavarsisht specifikave të secilit. Por për të arritur në këtë pikë, më është dashur të kuptoj disa gjëra. Asnjë individ, pavarsisht seksualitetit, besimit , ngjyrës, pamjes së jashtme etj nuk duhet të presë të pranohet nga të tjerët dhe të kërkojë të drejta tek t ë tjerët. Në qoftë se vazhdimisht pret këtë gjë apo në rastin më të keq viktimizohet për atë çka është, nuk do arrijë kurrë të gjejë një ekuilibër. Nga ana tjetër, çdo kush duhet të jetë mendjehapur për të kuptuar se çdo njeri është unik në vetvete. Neqoftësë merr përsipër të paragjykosh dikë, për shkak se ndryshon nga ty në sipërfaqe, duhet të jesh gati të pranosh paragjykimet qe do bihen mbi ty, per ato skutat e errëta që fsheh me aq mund në pandërrgjegjie që të mund t’i ngjash sado pak atij projeksionit perfekt të krijuar nga shoqëria. Zgjidhja është në dorën tonë, të askujt tjetër. Xheni Zyfi &Marin Nikolli