Gjithashtu një fakt tejet interesant është fakti që
të dya palët kishin një dëshirë më të madhe për
të qënë pjesë e debatit dhe kishin një nevojë për
të reflektuar dallimet e pëlqimet e tyre seksuale.
Kjo për arsye të ndryshme por ajo që kemi nënvizuar ne i parket një rrafshi pandërgjegjshëm
të mendjes njerëzore, e cila përcakton sensin e
mbrojtjes. Personat të cilët kanë komentuar, që
më shumë gjasa një pjesë e madhe kanë qënë
straight, ndihen të rrezikuar dhe këtë ankth në
këtë situatë ato e shpalosin në ripërcaktimin e
nevojshëm të seksualitetit të tyre. Studim pati
gati 85% të komentuesve që ishin femra dhe
një 15% që ishin meshkuj. Ajo që bënte përshtypje ishte se edhe pse në shumicën e herëve
duke qënë se nuk ishin të detyruar që të tregonin pëlqimin e tyre apo jo në dy zgjedhjet përjashtuese, nëse e pranojnë apo jo një fenomen të
tillë, por gjithnjë duke mbajtu mundësinë hapur
një zgjedhje asnjëanëse ekzistonte, kishte prej
tyre që nuk zgjidhnin pranimin apo jo të zhvillimeve të reja sociale dhe këtë e bënin duke qënë
asnjëanës por duke e deklaruar një asnjëanësi të
tillë.
+