vërtetë është kështu. Por nëse ju e ushtroni këtë të drejtë dhe përmbushje në mënyrë
të cekët, të vrazhdë, dhë në një mënyrë aspak amerikane, atëherë e gjithë shoqëria ka
të drejtën e saj për t’ju quajtur juve si komunitet, të këqinj dhe budallenj. Madje edhe
fëmijët tuaj e gëzojnë tashmë këtë të drejtë për t’ju quajtur kështu.
Kam lexuar gjithashtu në gazetë që komuniteti juaj është protestuar nga i gjithë vendi
në lidhje me çfarë keni bërë. Mirë atëherë, e kuptuat më në fund që Drake është pjesë
e civilizimit amerikan, dhe si i tillë, shumë nga bashkëqytetarët tuaj nëpër shtete
të ndryshme por dhe në shtetin tonë, nuk e honepsën dot faktin që ju u sollët në një
mënyrë kaq të paqytetëruar. Mbase ju më vonë do të mësoni nga kjo eksperiencë, dhe
të vini mend, se libri është diçka e shenjtë për njerëzit e lirë për një arsye shumë të
thjeshtë, sepse i shërben këtij të fundit të mbetet i lirë, por gjithashtu s’duhet të harrroni se në të shkuarën luftrat janë bërë më së shumti kundër atyre shteteve që urrenin
librat dhe i digjnin ato. Nëse ju zotëri, e quani veten amerikan, duhet të lejoni të
gjithë idetë të qarkullojnë lirshëm në komunitetin tuaj, dhe jo vetëm idetë tuaja.
Nëse ju dhe bordi juaj jeni tani të vendosur që në fakt ju keni urtësi dhe maturi të
mjaftueshme kur i ushtroni kompetencat tuaja në arsimimin e të rinjve tuaj, atëherë
ju duhet gjithashtu të pranoni se ajo që u mësuat të rinjve në komunitetin tuaj ishte
një mësim i kalbur; dhe si mundet t’u mësosh të rinjve të një shoqërie të lirë një mësim
të kalbur pyes unë, me këtë rast dogjët dhe denoncuat disa libra – libra që në fakt as
që i kishit lexuar më parë. Ju duhet të zgjidhni gjithashtu dhe problemin e ekspozimit
të të rinjve ndaj çdo kanali informacioni, i keq apo i mirë qoftë ky, në mënyrë që ata
vetë të mund të pajisen me aftësi për të marrë vendime dhe për të mbijetuar.
Përsëri: ju më keni fyer rëndë, unë jam një
qytetar i denjë, aq sa jam i vërtetë.
Kurt Vonnegut
P.s : (Shënim nga përkthyesi): Edhe sot e kësaj
dite, edhe pas vdekjes së të ndjerit Kurt Vonnegut, vazhdon ende një diskutim i gjallë rreth
kësaj letre duke debatuar rreth njeriut të lirë
për të zgjedhur, lirisë së fjalës, mendimit, dhe
akoma edhe sot e kësaj dite, të gjithë dënojnë
rëndë veprimin e drejtorit të gjimnazit Drake.