Pa Fokus Tetor | страница 53

lajmet e neveritshme që më vijnë nga Drake. Nuk po i biem kurrizeve të njëri – tjetrit, duke u gëzuar për sasinë e jashtëzakonshme të librave që mund të shesim nga shfrytëzimi i këtyre lajmeve për reklamë. Kemi refuzuar të dalim në televizor, s’kemi shkruar asnjë letër të papërmbajtur në zyrat editoriale, siç nuk kemi dhënë asnjë intervistë, apo çdo gjë të këtij lloji. Ne jemi të zemëruar, të pështirosur dhe të mërzitur; jemi të gjitha këto. Dhe sa për dijeni, asnjë kopje tjetër nuk i është dërguar asnjeriu tjetër. Ju tani mbani në duart tuaja të vetmen kopje. Është një letër personale që unë e kam shkruar për njerëzit e Drake, të cilët janë përpjekur kaq shumë për të dëmtuar reputacionin tim në sytë e fëmijëve të tyre dhe pastaj në sytë e tërë botës. Do të keni vallë aq guxim dhe mirësjelljen e zakontë që këtë letër t’ia tregoni njerëzve të komunitetit tuaj, apo do të bëhet, siç ndodhi me fatin e librave të mi, që u dogjën në turrën e druve në kaldajën e shkollës? Nga çfarë lexoj këto ditë në gazeta dhe dëgjoj nëpër telëvizione të ndryshme kam arritur të kuptoj se ju, zotëri, më imagjinoni mua, dhe të tjerë shkrimtarë të tjerë po ashtu, si një soj njerëzish të ngjashëm me minjtë, të cilët e shijojnë shumë të fitojnë në kurriz të helmimit të mendjeve të të rinjve. Unë në fakt zotëri jam i madh, një njeri i fortë fizikisht, një 51 vjeçar që ka punuar shumë në fermë në rininë e tij, dhe që ështëiI mirë me veglat e punës. Kam rritur, shkruaj, kam rritur 6 fëmijë; tre prej tyre janë të mitë biologjikë ndërsa tre të tjerët janë të adoptuar. Të gjithë më kanë ecur për bukuri. Dy prej tyre janë fermerë. Unë vetë jam veteran i këmbësorisë i cili ka luftuar në Luftën e Dytë Botërore dhe për këtë kam dhe një Medalje të Purpurt. Kam fituar gjithëçka kam, falë të punuarit fort. Nuk kam qenë kurrë i arrestuar apo i paditur për asgjë. Kam shumë besim të madh tek të rinjtë ashtu siç mendoj se ata kanë patur besim tek unë në çdo një nga eksperiencat e mia në fakultetet e universitetit të Lowa, Harward apo të City College New York. Çdo vit marr një dozinë me letra ku më kërkohet të jem folësi i hapjes së një viti akademik nëpër kolegje apo dhe shkolla të mesme. Librat e mi ka shumë mundësi që të jenë aq shumë të përdorur nëpër shkolla sa të çdo shkrimtari tjetër amerikan. Nëse do merrnit mundimin të lexoni librat e mi, siç mund të bënte çdo njeri i shkolluar, do të kuptonit se ato nuk janë të bazuara mbi seksin si qëllim, dhe nuk argumentojnë në favor të egërsisë; të asnjë lloji. Çdo fjalë e librit lutet që njerëzit të jenë më të dashur dhe më përgjegjës nga sa janë zakonisht. Është gjithashtu e vërtetë që disa nga personazhet flasin vrazhdë, por këtë fakt, për këtë natyrë njerëzore, është në dijeni dhe fëmija më i mbrojtur. Gjithashtu të gjithë ne dimë, që ato fjalë në të vërtetë nuk i dëmtojnë shumë fëmijët tanë. Kur nuk arritën