Leterkebime, libra, filma... letersi
jam shumë i vërtetë
Në tetor të vitit 1973, Bruce Severy
– një mësues 26 vjeçar letërsie, në
gjimnazin Drake në Dakotën e Veriut vendosi të përdorte për tekst
bazë të mësimdhënien e tij një roman të Kurt Vonnegut, “Slaughterhouse-Five”. Në 7 nëntor, një
muaj më pas, drejtori i shkollës,
Charles McCarthy, kërkoi që të 32
kopjet e këtij libri të digjeshin në
kaldajën e shkollës sepse sipas tij
vepra ishte shkruar në një gjuhë
shumë të turpshme. Shumë libra
të tjerë të këtij zhanri do të kishin
të njëjtin fat.
Më 16 nëntor, vetë autori, Kurt
Vonnegut i shkruan këtë letër McCarthy-t. Ai asnjëherë nuk mori
një përgjigje.
16 Nëntor, 1973
I dashur Z. McCarthy:
Po ju shkruaj tani në emër të pozicionit tuaj si drejtor i shkollës së Drake. Unë mund të konsiderohem
si një ndër shkrimtarët amerikanë, librat e të cilëve,
janë djegur, tanimë, në kaldajën e famshme të shkollës
suaj.
Disa nga pjesëtarët e komunitetit tuaj i janë referuar
punës sime si diçka e keqe. Kjo është jashtëzakonisht
fyese për mua. Lajmet nga Drake tregojnë se librat
dhe autorët e tyre janë shumë të pabesueshëm për ju
njerëz. Po ju shkruaj këtë letër për t’ju bërë të ditur
vërtetësinë time si qenie reale.
Dua që të dish gjithashtu se, bashkë me mua, edhe
botuesi im, nuk kemi bërë asgjë për të shfrytëzuar