Nëntori
(2003)
“kërkojnë sallat kur
arti është në rrugë”
Noviembre
E vetmja gjë të vjen keq teksa mendon për këtë film është se nuk ka për të
gjetur asnjëherë ndonjë audiencë të gjerë në vende që kanë kaq shumë kulturë filmash amerikanë, dhe do mund të shihet vetëm nga njerëz që janë të
apasionuar pas festivaleve të ndryshme kinematografike. Pyetjet që “Nëntori”
ngre me segmentimin shkëputës të artit, politikës dhe interesave financiarë
janë shumë të rëndësishme, sidomos për kohën e sulmeve të 11/9 (shtatorit
2001), dhe filmi në fakt trajton çdonjërën prej këtyre qasjeve në mënyrë të
zgjuar dhe me qetësi.
Nëntori tregon historinë e Alfredos, një student i aktrimit që synon të transformojë situatën e produksionit teatror. I ndikuar nga lidhja që ka me kukullat e tij
të cilat i ka krijuar si shëmbëllim i të vëllait, Alfredo lë shkollën, duke preferuar
më shumë se teatrin klasik atë të menjëhershëm, i cili bazohet tek një natyrë
improvizuese (dhe siç do shohim më tej, do të jetë si kundërvënie) ndaj të aktruarit pa llogari të askujt në rrugët e Madridit në vend të kufijve që ekzistojnë
midis performuesve dhe audiencës. Një grup tjetër që po ashtu kanë braktisur studimet, i bashkohen atij në këtë sipërmarrje dhe grupi përformues me
emrin“Nëntori” krijohet sakaq. Aktorët vendosin një kod të ashpër në mënyrën
sesi do të performojnë në rrugë e cila të kujton ndonjë rit fetar apo kredo socialiste. Parimi i kodit të tyre është që ata nuk do marrin kurrë fonde, as për të
mbuluar kostot themeltare, për performancat e tyre.
Trupa shfaqet shumë herë nëpër rrigë duke vënë në jetë aktet e tyre, të gjitha të
përçuara me aq intensitet, vizion dhe karizëm nga Alfredo, i cili luhet për mrekulli nga Oscar Jaenada (i cili spiktatet ndër pjesën e mbetur të kastës.) Çdonjëra
prej performancave më pas përshkallëzohet, në kushtet e shikueshmërisë,
intensitetit dhe kritikës sociale, dhe shumë shpejt disa nga anëtarët përfundo-