dhëniet ndërkombëtare!
se ankesat për ekstradimin e tij në Suedi
janë një kurth që ai të dërgohet menjëherë
në SHBA për gjykim mbi nxjerrjen dhe zbulimin e kabllove të mëparshme sekrete të
SHBA-ve. Pavarësisht kësaj, autoritetet e
mohojnë këtë ankesë të Assange.
“Departamenti i shtetit të Amerikës po
shqyrtonte një akuzë nën aktin e Spiunazhit
të 1917-tës,” thuhet në një shkrim të Washington Post. Si është e mundur që një njeri
që nuk posedon nënshtetësi amerikane të
akuzohet nga departamenti i shtetit dhe
Pentagoni për Spiunazh?
Assange publikoi kabllo diplomatike që ofrojnë pamje të brendshme të tendencave
personale të liderëve botërorë. Është puna
e gazetarit që ai të shpërndajë lajme dhe
kjo e drejtë mbrohet nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. A do të ndërhynte në këtë rast departamenti i shtetit
në lirinë e fjalës duke akuzuar Assange për
spiunazh? Kjo do të shihet në të ardhmen
sepse deri më tani themeluesi i WikiLeaks
është nën mbrojtje diplomatike të Republikës së Ekuadorit. Një rast tjetër i kohëve
të fundit i shkeljes së lirisë së fjalës që pati
një impakt të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare është rasti i Edward Snowden,
një ish punonjës i CIA-s dhe NSA-së i cili
publikoi informacione sekrete në gazetën
The Guardian; gazeta britanike publikoi një
seri informacionesh që shpallën programe
si përgjimi i SHBA-ve sipas The Guardian
që publikoi të dhënat nga Snowden, “në
botë sot është hapur një debat rreth ndryshimit dramatik në komunikimin shtet-qytetar”. Snowden paraqiti prova që tregonin
se qeveria e Shteteve të Bashkuara po
spiunon qytetarët e saj duke vendosur të
gjithë popullatën nën një formë survejimi,
por qeveria e akuzon Snowden-in për spiunim. Tani është e qartë se kushdo me një
pajisje dixhitale në shtëpi mund të jetë nën
survejim. A është moralisht korrekte të spiunosh popullin dhe armiqtë tuaj? Ambicia
e dukshme është që e gjithë popullata të
vendoset nën survejim spiunimi, kjo është
ajo për çfarë Orwell na paralajmëroi, dhe ne
qytetarët nuk duhet ta tolerojmë këtë në një
rend demokratik. Për shumë njerëz, kjo sjell
copëza memorieje nga ligjet e komunizmit.
Duket sikur çdokush do të kthehet në fitimtar dhe të shpërndajë propagandë. “Edhe
nëse nuk je duke bërë diçka të keqe, ti po
vëzhgohesh dhe regjistrohesh. Dhe aftësia memorizuese e këtyre sistemeve rritet
vazhdimisht çdo vit nga rregullat e madhë-