Pa Fokus Tetor | Page 50

sisë... Ata mund ta përdorin këtë sistem që të kthehen mbrapa në kohë dhe të shohin çdo informacion që ju keni marë ndonjëherë, çdo bisedë që keni bërë me miqtë tuaj dhe sulmi i qeverisë mund të bazohet në këto të dhëna... të hedhin dyshime për një jetë plot faje dhe të vendosin të gjithë në kontekstin apo pozicionin e një mëkatari”. Edward Snowden ka aplikuar për azil politik në mbi 20 vende por shumica prej tyre kanë refuzuar aplikimin e tij, disa me pretendimin se aplikanti duhet të jetë prezent të vendin ku po kërkon azil. Administrata e Amerikës, veçanërisht Zv. Presidenti Joe Biden, presionoi qeveritë e këtyre vendeve që të refuzojnë peticionin e tij për azil. Në këtë mënyrë administrata e Amerikës po ndërhyn në të drejtat themelore të njeriu duke u bërë presion vendeve të tjera për të refuzuar aplikimin për azil, dërguar nga Snowden. Sipas televizionit të lajmeve ABC, ai aktualisht po jeton në Rusi dhe është nën mbrojtjen e Vladimir Putin. Putin shprehet se Snowden, zbuluesi i pretenduar i NSA i sekreteve të mbikqyrjes së qeverisë, mund të qëndrojë në Rusi për aq kohë sa nuk dëmton interesat amerikanë. Këtu del pyetja se çfarë nënkuptohet me liri të fjalës dhe si e klasifikojnë qeveritë lirinë e fjalës? A është e mundur që qeveritë të akuzojnë dikë për spiunim edhe pse personi i akuzuar jep informacion që qeveria në fakt po spiunon popullin dhe armiqtë e tij? Këto janë disa pyetje që kanë nevojë për diskutime të gjata. Kemi ardhur në kohë të tilla ku në fund të fundit nuk ka rëndësi se çfarë ke bërë, po jetojmë në një botë ku në fund të ditës është e drejtë të thuash që çdokush është racist dhe hipokrit. Jetnor Kasmi është student nëuniversitetin e New Your në ShBA. Ai është menaxheri i projektit për promovimin e shkollë UWC dhe programeve të për pjesën e Shqipërisë. Gjithashtu është kontribues i rregullt në revistë.