Pa Fokus Tetor | Page 48

Liria e fjalës në marrëd Dt:02/10/2013 L iria e fjalës është një nga nenet më të rëndësishme në kushtetutat e shumicës së vendeve. E drejta e lirisë së shprehjes njihet si një e drejtë humane nën Nenin 19 në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe në ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut në Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave Civile dhe Politike (ICCPR). Për më shumë, shumë kushtetuta janë bazuar në lirinë e fjalës, për shembull Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Sipas Fjalorit të Oksfordit, liria e fjalës nënkupton: “E drejta politike për të shprehur/komunikuar çdo opinion, ide pa censurë apo shtrëngim.” Kur ne flasim rreth lirisë së fjalës, ne gjithashtu flasim për lirinë e shprehjes që shpesh përdoren si sinonime por përfshin aktin e të ndjekurit, të marrit dhe ndarjes së informacionit dhe ideve. Liria e fjalës është baza e një shteti demokratik, por a nënkupton liria e fjalës që ju mund të thoni apo shpërndani çdo lloj informacioni që mund të posedoni edhe nëse ky akt rrezikon integritetin dhe sekretet e një vendi? Kjo ese do të fokusohet më shumë mbi rastin sesi liria e fjalës ndikon në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për të qenë më specifik, do të fokusohem në rastin e WikiLeaks me themelues Julian Assange dhe Edward Snowden të NSA-së. WikiLeaks është një organizatë ndërkombëtare, jofitimprurëse dhe onlinë qëllimi i së cilës është të publikojë informacion sekret dhe media të klasifikuara, të panjohura për publikun, nga burime anonime. Për shembull, faqja në internet ka publikuar informacion të vlefshëm rreth luftës në Afganistan dhe Irak. Këta artikuj e kanë nxjerrë faqen në internet në faqet e para të shumë gazetave në mbarë botën. Sipas Wikipedia-s dhe The Guardian, disa nga informacionet e publikuara përfshinin dokumente të arrestimeve dhe akteve të luftës në Afganistan dhe gjithashtu faqja ka nxjerrë dokumente mbi korrupsionin në Kenia. Sipas faqes së WikiLeaks, qëllimi i saj është “të sjellë lajme të rëndësishme dhe informacione për publikun... një nga aktivitetet tona më të rëndësishme është të publikojmë materiale nga burime origjinale përkrah historive tona të lajmeve që lexuesit dhe historianët të shohin njësoj provat e së vërtetës.” Themeluesi i WikiLeaks ka kërkuar azil në Ekuador dhe në këto kohë ai po jeton në ambasadën e tyre në Londër, Britani. Sipas The Independent, Assange është mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në përpjekje për të shmangur ekstradimin në Suedi ku ai është nën hetim nën pretendimin e një abuzimi seksual. Arsyeja pse Assange gjendet në mbrojtje diplomatike nga Ekuadori është sepse ai beson