6. Zgjidh tendën tënde
Ka rreth 14 tenda në gjithë organizmin e Oktoberfest. Tendat në Festzelt (Schottenhamel
dhe Hofbräu) kanë kapacitet prej 10.000 vendesh (në festival vijnë rreth 6 milionë njerëz nga
e gjithë bota), vende që mbushen përgjithësisht me të rinj, grupe këndimi, turmë ndërkombëtare argëtuesish. Festimet me pirje shampanje zhvillohen në Hipodrom ose në tendën Käfer
Wies’n-Schänke. Ndërsa birra më e mirë shërbehet në tendën Augustiner
7. Ha Wurst!
Ushqimi i Oktoberfest është zgjedhur për të mbrojtur stomakun nga konsumimi i tepërt i
birrës.
Një vakt me varietete të shumta të gatimit të Wurst- është ushqimi ideal pas pirjes masive të
birrave ndërsa Saueres Lüngerl - ushqim me mushkëri- është një tjetër specialitet bavarez.
8. Vish veshjen tënde dirndl ashtu siç duhet
Duhet të dish sesi të veshësh këtë lloj veshjeje pasi ka disa rregulla specifike që të bëjnë të
biesh në sy për mirë ose për keq.
9. Sillu si turist
Oktoberfest ofron më shumë se dehje me birrë, apo produkte të shijshme mishi.
Përgjatë zhvillimit të këtij festivali, tregëtarët e Mynihut dalin rrugëve me tendat e tyre, duke
ofruar punime artizanale të zonës që të blihen nga turistët. Në shitje dalin magnetë të ngrirë,
globë të vegjël prej dëbore apo dirndl që përgatiten në pak çaste.Dirndl quhen vjeshjet tradicionale të Gjermanisë, veçanërisht në zonën e Bavarisë. Modeli i tyre është i bazuar në kostumet historike të fshatarëve që jetonin në malet e Gjermanisë.