Pa Fokus Tetor | Page 31

“Punai ndërlikuar i lirisë” Kreative, një version “Ndryshimet teknologjike nuk duhet të vazhdojnë të na bëjnë të besojmë që ne do të punojmë gjithmonë në të njëjtin vend pune, të dalim në pension nga po kjo punë e në ditën e fundit të punës të shkojmë në shtëpi me një orë ari, dhuruar nga kolegët.” K ështu shprehet një studiues amerikan i pyetur për konceptin e ri të punës që po zhvillohet dekadat e fundit në vendet më të zhvilluara të botës, cilësuar ndryshe si punë krijuese/kreative. Ka shumë faktorë që kanë sjellë ndryshime në mënyrën e të punuarit ku rolin më të madh e luan zhvillimi i teknologjisë. Teknologjia, e cila kërkon kualifikim të ri, përmirëson prodhimin dhe nxit karrierën e pavarur. Një faktor tjetër është promovimi dhe motivimi i qytetarëve (kryesisht të rinjve), që të zhvillojnë talentet e tyre. Zhvillimi i talentit shihet nga pushteti lokal si një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin artistik dhe kulturor të qytetit që bëjnë të mundur përmirësimin e jetës së tij. Me fjalë të tjera, njerëzit e epokës moderne duhet të përgatiten për një karrierë të pavarur. Ekziston tendenca e vetë-përdorimit nga të rinjtë në industritë kulturore. Ky mund të jetë një tipar i punës kreative moderne. Kjo tendencë ka sjellë gradualisht ndryshimin e thelbit të nocioneve punë, kreativitet dhe talent, sidomos në industritë kulturore, argëtuese, modë e shtyp. Ka tre fusha dominante ku kjo lloj pune shfaqet më së shumti: