3. Gjej tryezë; mos vizitoni tendë tjetër
Ju mund të mendoni: “Bavarezët janë të këndshëm.
Nuk ngjajnë me stereotipin e korrektësisë gjermane.”
Në fakt, duhet të përgatiteni herët sepse bavarezët i prenotojnë tavolinat e tyre disa muaj para nisjes
së festivalit, në tendat më popullore të Oktoberfest. Nëse nuk rezervoni, do të kaloni orë të tëra duke
kërkuar për një vend dhe sapo ju të shkoni në banjë, ai do të jetë zënë.
4. Ulu mbi këtë helmetë Vikinge
Shumica e objekteve që janë gjetur të humbura në ambientet e Oktoberfest-eve të mëparshme kanë
qenë: helmeta Vikinge, unaza martese ose brirë francezë. Kishte dhe objekte të tjera si dhëmbë falsë
apo karakaleca.
Këshillë: Mos merr asgjë të vlefshme me vete në Oktoberfest (veçanërisht dinjitetin tënd).
5. Pi si një evropian!
Gjermanët kanë një shprehje për personat që nuk pijnë birrë -Bierleiche- (që fjalë për fjalë përkthehet si kufomë birre).
Mos ji i tillë!
T’u mbijetosh 12 orëvre të pirjes së birrës pa ndërprerje është një maratonë, jo një vrap i shpejtë. Mbi
8% e masës së kësaj birre është me përbërje të lartë alkooli. Në festivalin e këtij viti, një gotë birrë një
litërshe kushton rreth $13. Mendoje mirë kur bën porosinë e rradhës.