Pa Fokus Tetor | Page 28

“Oktoberfest sigurisht që ka një tendë plot me birrë dhe klishe të vjetra. Ky festival zhvillohet çdo vit nga 21 Shtatori e vazhdon deri më 6 Tetor në zonën Festzelt të Bavarisë. Disa këshilla mbijetese: 1. Ngreji lart gjokset, ngjesh pantallonat Jeni të shqetësuar se forma e gjokseve apo pantallonave nën veshjen tradicionale dirndl do t’ju bëjë të dukeni qesharakë? Mos u shqetësoni! Kështu do të dukeni…si gjithë të tjerët. Kur të mbërrini në Bavari -silluni si bavarezët- ata janë shumë krenarë për veshjet dhe trashëgiminë e tyre kulturore. Merrni me qera një kostum dhe tashmë jeni gati për festë dhe birrë. 2. “Një dolli e rehati” Të përshtatesh me atmosferën e Oktoberfest është shumë e rëndësishme. Të këndosh: Mirë! Kapele birre Stein: Keq! Pantallona të shkurtra lëkure dhe fustane tradicionale: Mirë! Një nga këngët më të kënduara në këtë festival që do ta dëgjoni kudo dhe kurdo është “Një dolli e rehati”. Këndoni dhe mos harroni të takoni gotat e birrës me miqtë tuaj. miqtë e mirë nuk të lënë kurrë të bësh budallëqe... vetëm!